By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 25 qershor
June 25, 2025
Mesazhi i qartë i Trump për Netanyahun: Mos prisni lëvizje të reja ushtarake amerikane
June 24, 2025
Trump mbërrin në samitin e NATO-s
June 24, 2025
Pekini shfaq dronin me madhësinë e një mushkonje, i aftë për zbulim dhe operacione beteje
June 24, 2025
Vdes motoçiklisti në Sllovi të Lipjanit pas aksidentit me një automjet
June 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Trump fal të akuzuarit e 6 janarit, mes vendimeve të para pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Trump fal të akuzuarit e 6 janarit, mes vendimeve të para pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë
Ballina 2Rajon / Botë

Trump fal të akuzuarit e 6 janarit, mes vendimeve të para pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë

Kosova Times
Last updated: 2025/01/21 at 8:48 AM
Kosova Times Published January 21, 2025
Share
SHARE

Pak orë pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nënshkroi disa urdhra ekzekutivë dhe direktiva për të vendosur vulën e tij mbi administratën e re amerikane, në çështje që përfshijnë energjinë, faljet penale dhe imigracionin.

Në mesin e urdhrave të parë ishte një falje e përgjithshme e mbi 1.500 personave të akuzuar për krime në trazirat e 6 janarit të vitit 2021 në Kapitolin e SHBA-së.

Në mesin e atyre që do të përfitojnë nga kjo falje janë edhe të dënuarit për sulme ndaj zyrtarëve policorë.

Veprimi i Trumpit, vetëm disa orë pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë, hap rrugën për lirimin nga burgu të atyre që janë shpallur fajtorë për sulme të dhunshme ndaj policisë, si dhe drejtuesve të grupeve ekstreme të djathta të dënuar për komplotet e dështuara për të mbajtur në pushtet republikanin pasi humbi zgjedhjet e 2020-tës ndaj ish-presidentit, Joe Biden.

Demokratët kritikuan ashpër vendimin për të përfshirë në falje edhe protestuesit e dhunshëm, krimet e shumë prej të cilëve u kapën në kamera dhe u transmetuan drejtpërdrejt në televizione.

Trump kishte sugjeruar në javët para rikthimit në Shtëpinë e Bardhë se në vend të faljeve të përgjithshme, ai do t’i shqyrtonte të gjitha rastet e të akuzuarve të 6 janarit një pas një. Ndërsa zëvendëspresidenti JD Vance kishte thënë vetëm disa ditë më parë se njerëzit përgjegjës për dhunën gjatë trazirës në Kapitol “natyrisht” nuk duhej të falnin.

Trumpi, 78 vjeç, bëri betimin si president të hënën në ndërtesën e Kapitolit dhe, gjatë ceremonisë, ai e portretizoi veten si një shpëtimtar të zgjedhur nga Zoti për të shpëtuar një komb në rënie.

“Unë u shpëtova nga Zoti për ta bërë Amerikën të madhe sërish”, tha ai.

Menjëherë pas betimit të tij si president, autoritetet kufitare të SHBA-së pezulluan një program që lejonte qindra mijëra migrantë të hynin ligjërisht në SHBA përmes planifikimit të një takimi përmes një aplikacioni në telefon. Takimet ekzistuese u anuluan.

Afro 1.660 afganë që ishin miratuar nga qeveria amerikane për të emigruar në SHBA, përfshirë anëtarë të familjeve të personelit ushtarak amerikan aktiv, panë se fluturimet e tyre u anuluan si pasojë e një urdhri të Trumpit që pezullonte programet e refugjatëve në SHBA, tha një zyrtar amerikan dhe një avokat për zhvendosjen e refugjatëve.

Në Shtëpinë e Bardhë, Trump nënshkroi edhe një urdhër që shpallte emergjencë kombëtare në kufirin SHBA-Meksikë, që do të çlironte fonde dhe do t’i lejonte atij të dislokonte trupa atje.

Ai nënshkroi një urdhër për t’i dhënë fund një politike që u jep shtetësinë atyre që lindin në Shtetet e Bashkuara, një veprim që me siguri do të shkaktojë një betejë të gjatë ligjore. Një urdhër tjetër ekzekutiv shpalli kartelet e drogës meksikane si organizata terroriste.

Trump tërhoqi përsëri Shtetet e Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit për klimën, duke larguar kështu ndotësin më të madh historik në botë nga përpjekjet globale për të luftuar ndryshimet klimatike për herë të dytë brenda një dekade.

Një urdhër tjetër tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke deklaruar se agjencia globale e shëndetësisë kishte keqmenaxhuar pandeminë e COVID-19 dhe kriza të tjera ndërkombëtare të shëndetit.

Plani, që përputhet me kritikat e vazhdueshme të Trumpit ndaj agjencisë shëndetësore të OKB-së, përfaqëson një ndryshim dramatik në politikën globale të shëndetit të SHBA-së dhe izolon më tej Uashingtonin nga përpjekjet ndërkombëtare për të luftuar pandemitë.

“Po heqim gjithë kancerin … të shkaktuar nga administrata Biden”, tha Trump ndërsa nënshkroi një sërë urdhrash ekzekutivë në Zyrën Ovale.

Urdhra të tjerë revokuan politikat e administratës Biden mbi inteligjencën artificiale dhe automjetet elektrike. Ai gjithashtu urdhëroi punonjësit e qeverisë të kthehen në zyrë, në vend që të punojnë nga shtëpia.

Trump nënshkroi edhe dokumente për të krijuar një “Departament për Efikasitetin Qeveritar”, një bord këshillimor i jashtëm i kryesuar nga miliarderi Elon Musk, që synon të kufizojë pjesë të mëdha të shpenzimeve qeveritare.

Në Departamentin e Shtetit, dhjetëra diplomatëve të lartë jo-partiakë iu kërkua të japin dorëheqjen si pjesë e një plani më të gjerë për të zëvendësuar nëpunësit civilë jo-partiakë me besnikë.

Trump tha në rrjetet sociale se ekipi i tij ishte në procesin e largimit të mbi 1.000 të emëruarve nga administrata Biden.

Ai gjithashtu tha se do të nxirrte urdhra për të hequr programet federale të diversitetit dhe për të kërkuar që qeveria të njohë vetëm gjinitë e përcaktuara në lindje.

Në një tjetër urdhër ekzekutiv të nënshkruar thuhet se Trump synon të rivendosë lirinë e fjalës dhe t’i japë fund censurës, duke tërhequr kritika nga kundërshtarë që theksojnë veprimet e tij të mëparshme kërcënuese dhe paditëse ndaj gazetarëve, kritikëve dhe kundërshtarëve politikë.

Trump dhe aleatët e tij republikanë kanë akuzuar administratën e ish-presidentit demokrat Joe Biden për nxitjen e shtypjes së lirisë së fjalës në platformat online.

Megjithatë, shumë nga akuzat kundër administratës së mëparshme janë përqendruar në përpjekjet qeveritare për të luftuar pretendimet e rreme mbi vaksinat dhe zgjedhjet.

Gjykata e Lartë e SHBA-së vendosi në qershor se qasja e administratës së Bidenit me kompanitë e mediave sociale nuk shkel Amendamentin e Parë të Amerikës për lirinë e shprehjes.

Trump, i cili mori detyrën të hënën, vetë ishte përballur me kufizime në rrjete sociale pas sulmit në Kapitolin e SHBA-së nga mbështetësit e tij më 6 janar 2021.

You Might Also Like

Mesazhi i qartë i Trump për Netanyahun: Mos prisni lëvizje të reja ushtarake amerikane

Trump mbërrin në samitin e NATO-s

Pekini shfaq dronin me madhësinë e një mushkonje, i aftë për zbulim dhe operacione beteje

“Vuçiç po justifikohet para rusëve”: Si shkruajnë mediat rajonale për vendimin e presidentit që Serbia të ndalojë të gjitha eksportet e armëve?

Jeff Bezos dhe e fejuara e tij Lauren Sanchez po planifikojnë ‘dasmën e shekullit’ në Venecia. Vendasit reagojne

Kosova Times January 21, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Mujanoviq: Lajm pozitiv largimi i Lajçakut

Kosova Times Kosova Times March 30, 2024
Ilya Yashin njoftoi refuzimin e tij për azil politik në Gjermani
Ambasadori Malaj viziton Gjakovën, Gjini bashkëpunimi ynë do të thellohet
Arrestohet “Kukulla” kolumbiane! Akuzohet për një seri vrasjesh me pagesë
Osmani: Gjermania aleate strategjike në rrugën euroatlantike të Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?