By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 janar 2026
January 26, 2026
Ajo jetoi 117 vjeç, por nuk hëngri kurrë fruta dhe perime: Për 100 vjet hëngri vetëm një ushqim
January 25, 2026
Njeriu që la pas një perandori ndërtimi “ENKA”
January 25, 2026
Kryebashkiaku i Nju Jorkut filmohet me një lopatë në dorë
January 25, 2026
Babai bën ski me të birin (6) vdes në përplasje me snowboarderin në Zvicër
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Abdixhiku nga Gjakova: Plot 40 mijë të rinj do të trajnohen në fushën e ICT-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Abdixhiku nga Gjakova: Plot 40 mijë të rinj do të trajnohen në fushën e ICT-së
Lajme

Abdixhiku nga Gjakova: Plot 40 mijë të rinj do të trajnohen në fushën e ICT-së

Kosova Times
Last updated: 2025/01/22 at 7:37 PM
Kosova Times Published January 22, 2025
Share
SHARE

Gjakova ishte ndalesa e radhës për Lidhjen Demokratike të Kosovës, aty ku para simpatizantëve shpalosën programin politik e projektet për këtë komunë. Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku tha se ndryshimi i premtuar po merr formë, trajtë e kuptim.

“Ky rrugëtim i yni historik po formësohet edhe në Gjakovë, Gjakovën e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo Gjakovë, djep i së djathtës, shtëpi e intelektualizmit, e përparimit. Kjo Gjakovë burim i sakrificës, dëshmorëve, patriotëve, simbol i dhimbjes, qëndresës e vetë rezistencës”, tha para gjakovarëve në tubimin politik.

Ai ka përmendur projektet që ka plan për këtë qytet, nëse arrin të jetë në krye të qeverisë pas 9 shkurtit.

“Ashtu siç është historiku juaj kulturor, ashtu do ta trajtojmë Çarshinë e Vjetër të Gjakovës, është pasuri kombëtare, do ta keni mbështetjen e LDK-së. Po ashtu, qeveria jonë parasheh që rruga nga Kosharja në bjeshkë të Botushës, të Babaj të Bokës deri në Bjeshkë të Brovinës të përfundohet me mbështetje të qeverisë qendrore. Rruga Dollc- Gjakovë do të përfundojë sa më parë. Do të jem në terren personalisht, që në javët e para të qeverisë së re, të shoh se si po shkojnë këto punime. Dhe për të gjithë sportdashësit, stadiumin e Gjakovës do ta keni të plotë, të keni jetë të mirë e sport,  siç jeni sportdashës të mëdhenj. Për të gjithë të rinjtë , kemi programin kombëtar për trajnimin në teknologji. 40 mijë të rinj gjithandej Kosovës me fokus në Gjakovë, do të trajnohen në fushën e teknologjisë informative”, tha para gjakovarëve, Abdixhiku.

Kreu i PDHDK-së, Zef Morina që është në listë zgjedhore me LDK-në, ka shprehur bindjen se së bashku do të jenë fitues më 9 shkurt.

“LDK duhet të fitojë besimin tuaj, siç e ka fituar në kohën e presidentit historik, Ibrahim Rugova. Programi i LDK-së, është programi më i mirë”.

Ndërkaq, Shefqet Shehu kryetar i Degës së LDK-së në Gjakovë dhe kandidat për deputet, tha se me Lumir Abdixhikun kryeministër, Gjakova do të përkrahet me gjithçka që i duhet.

You Might Also Like

Nga nesër ndërpritet qarkullimi i kamionëve në pikat kufitare me Serbinë

Punëtorët e ‘Kuzhinës Qendrore’ me orar të ri, katër ditë pune në javë

Kamerat e sigurisë në kryeqytet rrisin efektivitetin në trafikun rrugor

Manipulimi me vota, një muaj paraburgim të dyshuarve, rinumërimi vazhdon

Spitali i Mitrovicës rrit ndjeshëm shërbimet shëndetësore gjatë vitit 2025

TAGGED: #Gjakovë, #LDK, #Lumir Abdixhiku
Kosova Times January 22, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gazeta gjermane: Kohë të errëta ekonomike për Serbinë

Kosova Times Kosova Times January 5, 2026
Opozita në Turqi shqetësohet se zgjedhjet s’do të jenë të drejta
Lideri rebel Jolani tha në fjalimin e tij të fitores se Siria po pastrohet, kritikoi Iranin
Ndërron jetë ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei
Olimpistët, kryeson ShBA me 592 sportistë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?