By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump dhe Xi folën në telefon, tema ishte TikTok
September 19, 2025
BE-së vendos, ndalimin e plotë te importit të LNG-së
September 19, 2025
Estonia: Tre avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore
September 19, 2025
KFOR-i ndalon fluturimet mbi zonën operacionale të KEK-ut
September 19, 2025
Ylli i së majtës amerikane dëshiron të bëhet president i SHBA-së pas Trumpit
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova po vuan nga idiotët politik!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Kosova po vuan nga idiotët politik!
Opinion

Kosova po vuan nga idiotët politik!

Kosova Times
Last updated: 2025/01/22 at 9:47 AM
Kosova Times Published January 22, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Politika është art i së mundshmes në kohë dhe rrethana të caktuara. Në politikë ngadhënjen forca kolektive dhe shkathtësia individuale e politikanit. Nuk e bën një politikan të suksesshëm inteligjenca as sinqeriteti, nuk e bën atdhedashuria dhe as ndershmëria, por të suksesshëm e bënë aftësia e përfitimit të masave të gjëra popullore dhe e krijimit të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Në poste të larta ministrore zgjedhën idiot(e) politik

Në skenën politike kosovare për fat të keq kemi shumë politikan me inteligjencë të kufizuar, por me ambicie të zgjuar për poste dhe privilegje. Akoma më keq se kaq, kemi politikan të ngritur në poste ministrore pa përgatitje profesionale për ministritë që drejtojnë!

Politikanët që pranojnë të zgjedhën në poste të larta ministrore pa përgatitje adekuate profesionale lirisht mund t’i quajmë idiot politik, të cilët, përveçse nuk janë të aftë të ndërtojnë politika zhvillimore në dikasterin që drejtojnë, e degradojnë atë akoma më shumë.

Pa aluduar në asnjë politikan, është pak më tepër se gabim të zgjeshet ministër i bujqësisë një elektricist apo ministër i shëndetësisë një jurist dhe anasjelltas.

E për fatin e keq, në të gjitha qeveritë e pasluftës kemi pasur raste të tilla të mishmashit politik në qeverisje, kur jo profesionistët i kanë drejtuar ministritë e caktuara.

Angazhimi i njerëzve pa përvojë politike në diplomaci e ka gjymtuar imazhin e shtetit në arenën ndërkombëtare. Me caktimin e ambasadorëve dhe të konsujve analfabet në përfaqësitë diplomatike, përveç imazhit të shtetit, koston e gabimeve ortografike (drejtshkrimore) po e paguajnë mërgimtarët!

Lëshimi i dokumenteve me afat të skaduar!

Është shkruar dhe folur gjatë për performancën e dobët të ambasadorëve dhe të konsujve të Republikës së Kosovës në disa vende të rajonit dhe të botës. Nuk janë të rralla rastet kur shkaku i analfabetizmit, naivitetit apo pakujdesisë mërgimtarëve u lëshohen dokumentet e udhëtimit me afat të skaduar!

Mirëpo këtë më së miri e vërteton rasti i disa viteve më parë në Aeroportin e Verona-s (Itali), ku një familje me qëndrim të përkohshëm në Udine (Itali) iu ndalua rrugëtimi tutje drejt Kosovës shkaku i injorancës dhe analfabetizmit të shërbimeve konsullore.

Pavarësisht nga fakti, se a ishte mungesë e vëmendjes apo injorancë e zyrtarit konsullor, nëna e re u kthye pas me lot në sy dhe shpirt të plagosur së bashku me vajzën e saj tremuajshe shkaku i lëshimeve ortografike në dokument! Pra, shkaku i një zyrtari të papërgjegjshëm konsullor, një nënë e re, një motër jona nuk arriti të marrë pjesë në varrimin e nënës së saj.

Përveç kthimit prapa, çifti nga Kosova me qëndrim të përkohshëm në Udine (Itali), u përball me një kosto të lartë financiare dhe thyerje të rëndë shpirtërore.

E gjithë kjo konsekuencë, familjes kosovare i erdhi si rezultat i injorancës së kuadrit diplomatik në Ambasadën e Republikës së Kosovës.

Këtë rast e përdora si ilustrim për të tërhequr vëmendjen e qeveritarëve në ardhje, se kur janë në pyetje përfaqësitë diplomatike, duhet të tregohen më të kujdesshëm në caktimin e kuadrit diplomatik!

Ngase, niveli i lartë apo i ulët intelektual i ambasadorëve dhe i konsujve vërehet në secilin takim me mërgatën tonë!

Do të ishte gabim të thuhet se të gjithë njerëzit e politikës dhe përfaqësuesit e kuadrit diplomatik janë të njëjtë. Kemi pasur dhe kemi diplomatë të karrierës që i zbardhin fytyrën shtetit të Kosovës, porse numri i tyre sot është tepër simbolik!

Për të qenë një politikan i suksesshëm në profesionin që e ushtron, duhet t’i nënshtrohet kurseve dhe trajnimeve të vazhdueshme në përputhje me avancimin teknologjik dhe rrethanat e kohës, në mënyrë që të jetë i aftë të përballet me sfidat që prodhon teknologjia bashkëkohore.

You Might Also Like

Me këtë lloj çorbé opozitë, Edi Rama e ka të gjatë ‘mbretërimin’ politik!

Pse Kremlini po këmbëngul që Ukraina të mbajë zgjedhje?

Evropa duhet ta ndryshojë shpejt strategjinë ndaj Ukrainës

Protestimi në Hagë dhe imazhi i Kosovës

Kosova nuk mund të fajësohet për dështimet e politikës së jashtme amerikane

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times January 22, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Përfundon numërimi i votave me postë, nesër përmbyllet i gjithë procesi

Kosova Times Kosova Times March 4, 2025
Qumështi i artë – pije që ul presionin e gjakut dhe përmirëson shëndetin e kockave, dhe bëhet në pak minuta
U shpallen fituesit e çifteve të përziera U19 dhe U15 në WTT Youth Contender Prishtina 2024
‘Putini nuk duhet të marrë asgjë’ – Përfundoi raundi i dytë i bisedimeve të paqes Ukrainë-Rusi në Stamboll
A do të përfundojë lufta në Ukrainë vitin e ardhshëm: Orban deklaroi dy skenarë për përfundimin e konfliktit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?