By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pak punë, shumë shije: Pulë në salcë domatesh – nga furra
January 13, 2026
Si nga një ëndërr blu: Një qytet shumë i veçantë që është i paharrueshëm
January 13, 2026
Rama premton ndërtimin e Shtëpisë Arbëreshe në Prishtinë
January 13, 2026
Hamza takon Walker: Është pranë nesh, si në janarin e vitit 1999
January 13, 2026
Videoja që tmerroi botën. Kjo është Republika Islamike e Iranit
January 13, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Martinov: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Martinov: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën
Ballina 2Rajon / Botë

Martinov: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2025/01/26 at 11:18 PM
Kosova Times Published January 26, 2025
Share
SHARE

Publicisti dhe gazetari Zlatoje Martinov deklaroi për RTK se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës po stagnon, pasi autoriteteve në Beograd u përshtatet konflikti i ngrirë. Ai theksoi se përballja me realitetin për statusin e Kosovës është e domosdoshme dhe vlerësoi se është iluzore të pritet një ndryshim i politikës amerikane ndaj Ballkanit.

Martinov mendon se dialogu prej muajsh nuk po lëviz dhe se nuk do të ketë përparim, madje as me emërimin e një përfaqësuesi të ri të posaçëm të BE-së për dialogun. Sipas tij, problemi kryesor është mungesa e interesit në Serbi për të vazhduar bisedimet.

“Autoritetet aktuale nuk kanë interes për negociata. Konflikti i ngrirë u mundëson atyre të manipulojnë narrativat dhe të shmangin përballjen me realitetin”, tha Martinov.

Ai komentoi zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, duke theksuar se pjesëmarrja më e madhe e serbëve në jetën politike mund të sjellë ndryshim, veçanërisht në veri.

Duke folur për kërkesën ndaj Serbisë që të zbatojë marrëveshjet tashmë të arritura, të cilat paraqesin një njohje de fakto të Kosovës, Martinov theksoi se pranimi i realitetit është thelbësor për vazhdimin e dialogut.

“Kosova është e pavarur prej kohësh, një fakt që është pranuar nga më shumë se njëqind shtete, përfshirë të gjitha fuqitë e mëdha, përveç Rusisë dhe Kinës. Nëse Beogradi vazhdon të këmbëngulë se Kosova është pjesë e Serbisë, bisedimet do të mbeten në ngërç. Dialogu duhet të fillojë nga faktet dhe jo nga ambiciet joreale”, theksoi ai.

Martinov vuri në dukje keqkuptimet për një ndryshim të mundshëm të politikës amerikane ndaj Kosovës me rikthimin e Donald Trumpit në krye të SHBA-së.

“Lidhjet mes Kosovës dhe SHBA-së janë të forta dhe të qëndrueshme. Trump nuk do ta ndryshojë këtë politikë. Administrata e tij po merret me sfida globale, si Kina, Tajvani, Lindja e Mesme dhe lufta në Ukrainë. Çështja e Kosovës nuk është prioritet”, tha Martinov.

Duke iu referuar protestave antiqeveritare në Serbi, Martinov theksoi rëndësinë e tyre dhe ndikimin në destabilizimin e autoriteteve.

“Këto protesta, veçanërisht bllokadat e organizuara nga studentët, përfaqësojnë një prerje të thellë në trungun e regjimit. Autoritetet kanë humbur orientimin, ndërsa dhuna dhe kompromiset nuk po japin rezultat. Energjia dhe këmbëngulja e studentëve janë kyçe”, vlerësoi ai.

Megjithatë, Martinov mendon se është e nevojshme artikulimi politik i qëllimeve të protestave për të përcaktuar drejtimin e tyre.

“Protestat kanë hapur shpresën për ndryshim, por tani është thelbësore të përcaktohen qëllimet dhe drejtimi politik”, përfundoi Martinov.

You Might Also Like

Videoja që tmerroi botën. Kjo është Republika Islamike e Iranit

Aeroporti i Vjenës i mbyllur për shkak të akullit

55 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptuara

Rozeta Hajdari paraqitet në gjykatë për rastin e `Rezervave Shtetërore`

Nëntë të porsalindur vdesin në maternitet në Rusi

TAGGED: #Kosova, #Serbia, #Zlatoje Martinov
Kosova Times January 26, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Ismaili: Rritja ekonomike e Kosovës pritet të jetë rreth 4.3 për qind

Kosova Times Kosova Times December 26, 2024
Rusia përgatitet për ofensivën ukrainase në rajonin e Hersonit
Kryetari i Dumës së Shtetit shprehu mirënjohjen e tij për anëtarin e delegacionit rus që rrëmbeu flamurin ukrainas nga duart e deputetit të Radës në samitin në Ankara
Si do të funksionojë marrëveshja e OKB-së për klimën?
Gjakovë, viktima u plagos nga ish-dhëndëri i tij
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?