By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Karan pas shpalljes së fitores: Do të vazhdojmë me forcë edhe më të madhe aty ku e lamë
November 23, 2025
Spiunazhi i Kinës në Evropë po thellohet dhe është më i sofistikuar sesa pranohet
November 23, 2025
Izraeli vrau komandantin ushtarak të Hezbollahut
November 23, 2025
Gazetari kroat për RTK:Ka prova, Vuçiq ka qenë pjesë e ‘Safari i Sarajevës’
November 23, 2025
Rubio i quan bisedimet për Ukrainën si më frytdhënëset deri tani
November 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rriten çmimet e shportës, Shahini: Po dikton importi i lartë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Rriten çmimet e shportës, Shahini: Po dikton importi i lartë
Ballina 1Lajme

Rriten çmimet e shportës, Shahini: Po dikton importi i lartë

Kosova Times
Last updated: 2025/01/26 at 5:13 PM
Kosova Times Published January 26, 2025
Share
SHARE

Çmimet e prodhimeve bazike të shportës familjare kanë shënuar ngritje. Qytetarët ankohen se me rrogat që marrin, thuajse e kanë të papërballueshme t’ia dalin deri në fund të muajit. Ndërkaq, Selatin Kaçaniku nga OJQ “Konsumatori”, i tha Radio Kosovës se për shkak të çmimeve, shtresa e mesme e shoqërisë në vend është thuajse në prag të falimentimit.

Derisa po dilte nga dyqani, Betimi një qytetar nga Prishtina, tha për Radio Kosovën, se çmimet e produkteve ushqimore dhe të energjisë elektrike kanë shënuar ngritje, dhe thuajse është bërë e pamundur t’ia dalin me pagat aktuale:

“Kemi ngritje të çmimeve sidomos në produkte bazë, problemi është edhe në gjërat tjera, energjia elektrike është rritur, faturat po vijnë shumë të larta dhe me këto paga është bërë shumë problem t’ia delet muaji”, tha ai.

Selatin Kaçaniku, nga OJQ “Konsumatori”, i tha Radio Kosovës se çmimet nuk po arrijnë t’i kontrollojnë as në botë, e lëre më në Kosovë. Sipas tij, për këtë arsye, shtresa e mesme e shoqërisë në vend është në prag të falimentimit.

“Që nga koha e pandemisë, kemi rritje alarmante të çmimeve, të cilat nuk po mund të kontrollohen as nga qeveritë dhe shtetet më të forta në botë, e lerë më tek ne. Te gjitha produktet që ne importojmë janë më të shtrenjta në Kosovë se në vendet e Bashkimit Evropian. Pata thënë në pandemi, se nga rritja e çmimeve do të falimentojnë konsumatorët e varfër, por tani them se falimentimi po e kërcënon edhe shtresën e mesme”, theksoi Kaçaniku.

Ndërkaq, kryetari i Aleancës së Bizneseve të Kosovës Agimi Shahini, theksoi se ngritjen e çmimeve po e dikton importi i lartë. Shahini konsideron se këtë vit ka ulje të çmimeve në vend, krahasuar me vitin e kaluar.

“Ngritja dhe ulja e çmimeve varet nga importi, sepse ne importojmë 6 miliardë euro dhe prodhuesit vendorë kanë pak ndikim në tentimin për të ulur çmimin në produktet e veta. Por, mund te them se çmimet këtë vit janë më të ulëta se sa vitin e kaluar. Po provojmë, që prodhuesit vendorë të kenë më shumë ofertë, cilësi më të mirë, e po ashtu çmime më të lira. Ky vit po karakterizohet si vit zgjedhor, kështu që ekonomia dhe prodhimi do të jetë jashtë vëmendjes”, tha Shahini.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, norma mesatare vjetore e inflacionit për vitin 2024 është 1,6%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë në një mesatare prej 0,7 %  në muajin dhjetor 2024, krahasuar me muajin nëntor 2024. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te energjia elektrike (6,2%), perimet (2,5%), kafja, çaji (2,2%) dhe qumështi, djathi dhe vezët (1,3%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,8 për qind në Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit.

You Might Also Like

Osmani: Mirënjohje për shërbimin dhe sakrificën e marinsave amerikanë

Murati, Abdixhikut: Tregoju qytetarëve pse s’e votuat buxhetin e Prishtinës

Murati, Ramës: Komuna nuk kreu pagesat edhe pse Thesari alokoi mjetet

Kërkohet drejtësi për Daorsa Spahija në Gjakovë

Sallahu: Pasuria që s’përputhet me të ardhurat do të konfiskohet

TAGGED: #Rritje çmimesh, #Shporta
Kosova Times January 26, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Pamjet e publikuara nga kapsula hapësinore e Katy Perry-t, këngëtarja bëhet objekt talljeje

Kosova Times Kosova Times April 15, 2025
Sulmet izraelite vrasin 29 njerëz në Gazë, teksa Hamasi hedh raketa drejt Izraelit
Zbulime të reja arkeologjike në Kastërc të Suharekës
“Le të shkruajnë çfarëdo në targa, por të na lënë të jetojmë”
Zbulohet se çfarë po ndodh me trupat franceze në Niamey, 1500 në Niger – ja çfarë po bën junta ushtarake
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?