By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 janar 2026
January 9, 2026
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Homan: Përparësi, largimi i emigrantëve që janë kërcënim për sigurinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Homan: Përparësi, largimi i emigrantëve që janë kërcënim për sigurinë
Rajon / Botë

Homan: Përparësi, largimi i emigrantëve që janë kërcënim për sigurinë

Kosova Times
Last updated: 2025/01/27 at 3:51 PM
Kosova Times Published January 27, 2025
Share
SHARE

Zyrtari kryesor i Presidentit Donald Trump për çështjen e emigrantëve tha gjatë fundjavës se përparësia e administratës është të dëbojë emigrantët pa dokumente, të cilët mendohet se përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias, zoti Tom Homan shtoi se emigracioni i paligjshëm në përgjithësi, nuk do të tolerohet.

Administrata e Presidentit Donald Trump filloi javën e kaluar dëbimin e qindra emigrantëve që kanë kryer vepra penale, të cilët ndodhen ilegalisht në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, nuk përjashtohet as dëbimi i emigrantëve pa dokumente që nuk kanë kryer vepra penale, tha zyrtari kryesor për këtë çështje Tom Homan gjatë një interviste në emisionin “This Week” të rrjetit ‘ABC’.

“Momentalisht merremi me ata që janë kërcënim për sigurinë publike dhe kombëtare. Ky është një grup më i vogël. Ne do të punojmë sipas një liste prioritetesh, ashtu siç premtoi Presidenti Trump. Ndërsa kjo ndodhë, do të ketë më shumë arrestime në mbarë vendin”, thotë zoti Homan.

Javën e kaluar u hoqën kufizimet për forcat e Agjencisë federale për Zbatimin e Ligjit për Imigracion (ICE) për të kryer bastisje, në kërkim të emigrantëve pa dokumente, në vende si kisha, shkolla dhe spitale. Zoti Homan tha se arrestime të tilla do të kryhen duke trajtuar secilin rast veç e veç.

“Nëse një individ që vlerësohet si kërcënim për sigurinë kombëtare apo publike gjendet brenda një prej këtyre objekteve atëherë agjentët duhet të kenë të drejtën që të bëjnë arrestimin”, thotë zoti Homan.

Paralajmërimet dhe qasja e administratës Trump për imigracionin u kritikuan nga senatorja demokrate Elissa Slotkin.

“Unë mendoj se ky është më shumë një sinjal që t’i bindë njerëzit të mos vijnë në kufi. Administrata Trump është ende në tranzicion, mes fushatës dhe qeverisjes”, thotë senatori Slotkin.

Ushtria amerikane është ngarkuar nga Presidenti Trump për të siguruar kufirin. Avionët ushtarakë amerikanë tanimë përdoren për deportime, por roli i ushtrisë duhet të mbetet në përputhje me Kushtetutën, theksoi senatorja Slotkin.

“Sipas Kushtetutës, ushtria mund të luaj rol mbështetës, logjistik, të ndërtojë objekte afër kufirit e gjëra të tjera. Megjithatë, ushtria nuk duhet të luaj rolin e forcave të rendit”, thotë ajo.

Rreth 1500 trupa ushtarake janë dërguar në kufirin me Meksikën javën e kaluar dhe numri i tyre mund të rritet në ditët në vijim. Zoti Homan tha gjatë fundjavës se prania e trupave dërgon, siç tha ai,“një sinjal të fortë për botën që kufiri ynë është i mbyllur”.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

TAGGED: #Dëbimi, #Emigrantët, #Tom Homan
Kosova Times January 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zakharova mbi eksportin e armëve serbe: Në Moskë, ata besojnë se Serbia është e vetëdijshme për rrezikun që dërgesat e saj të armëve të bien në duart e regjimit të Kievit

Kosova Times Kosova Times June 4, 2025
Zelensky bëri thirrje për një transferim më të shpejtë prej 300 miliardë dollarësh të rezervave të ngrira ruse në Ukrainë për “mbrojtje kundër terrorit”
Horoskopi ditor për 30 shtator 2024!
Hetimi i sulmit në shkollën në Graz: Një letër lamtumire u gjet në shtëpinë e sulmuesit, ai përdori një pushkë gjahu dhe një pistoletë
Deklarate e pabesueshme e Daçiqit: Vuçiq dërgon mesazhe paqeje, Serbia gjithmonë i ka dënuar të gjitha krimet e luftës…”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?