By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kofshë pule me erëza soje
February 2, 2026
Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë
February 2, 2026
Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi
February 2, 2026
Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia
February 2, 2026
Spitali i Mitrovicës nis ofrimin e shërbimit të Kirurgjisë Maksilofaciale
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Presidentja i falë dënimin gruas që lindi foshnje gjatë vuajtjes së dënimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Presidentja i falë dënimin gruas që lindi foshnje gjatë vuajtjes së dënimit
Ballina 1Lajme

Presidentja i falë dënimin gruas që lindi foshnje gjatë vuajtjes së dënimit

Kosova Times
Last updated: 2025/01/29 at 11:23 PM
Kosova Times Published January 29, 2025
Share
SHARE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar sonte dekretin për faljen e pjesës së mbetur të dënimit të Arza Cakollit, të dënuar për “Rrezikim të Trafikut Publik”. Vendimi është marrë për shkaqe humanitare, pas shqyrtimit të propozimit nga Komisioni për Falje dhe në përputhje me procedurat ligjore.

Në njoftimin e Presidencës, thuhet se ky vendim është marrë për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme, pasi e dënuara ka lindur foshnjën e saj të parë gjatë vuajtjes së dënimit dhe ndodhet në Qendrën Korrektuese për gra në Lipjan, së bashku me foshnjen e saj.

“Vendimi është marrë pas shqyrtimit të faktorëve të ndryshëm, duke përfshirë faktin që e dënuara nuk ka kryer asnjë vepër penale më herët dhe se vepra penale për të cilën është dënuar ka ndodhur pa dashje. Ajo ka kryer aksident pa qenë nën ndikim të alkoolit apo substancave të tjera”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Gjithashtu, janë marrë parasysh edhe sfidat shëndetësore të nënës dhe foshnjës, që kanë luajtur rol në vendimin për falje. E dënuara ka filluar mbajtjen e dënimit prej 1 vit e dy muaj burg në korrik të vitit 2024 dhe do të lirohej më 14 shtator të këtij viti.

“Duke marrë parasysh faktorët humanitarë dhe vlerësimet profesionale të të gjitha institucioneve relevante, Presidentja ka vendosur faljen e pjesës së mbetur të dënimit të saj”, thuhet më tej në njoftim. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë

Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi

Policia po heton zhdukjen e dy personave në Fushë-Kosovë dhe Gjilan

Haradinaj nis vizitën zyrtare në SHBA, flet në Capitol Hill

48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

TAGGED: #Arza Cakolli, #Vjosa Osmani
Kosova Times January 29, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Superliga vjen sot me dy ndeshje

Kosova Times Kosova Times September 2, 2023
Abazoviq nuk specifikon cilat vrasje i dënon ne Kosovë
Sektori anti-korrupsion i Policisë së Kosovës arreston dy persona nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit”
Kamberi: Serbia po minon dialogun me Kosovën duke ndjekur mitin e Kosovës
Krasniqi, Qeverisë: Përveç urës 3-metërshe në Saradran, pa projekte tjera që e përmirëson jetën e qytetarëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?