“Këta policë, që vijnë nga forcat e EUROGENDFOR-it të siguruara nga Xhandarmëria Kombëtare e Francës, karabinierët e Italisë, shërbimi i sigurisë publike i Lituanisë dhe Garda Kombëtare Republikane e Portugalisë, do të punojnë krah për krah me Njësinë Policore të Specializuar (NJPS) të siguruar nga Policia e Polonisë për ta përmbushur mandatin e Misionit për ta mbështetur stabilitetin në mbarë Kosovën dhe për garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet gjatë zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme”, thuhet në komunikatën e EULEX-it.

EULEX-i vepron si reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë në kuadër të mekanizmit me tre nivele të reaguesve të sigurisë, ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë i sigurisë, EULEX-i është i dyti dhe misioni KFOR i udhëhequr nga NATO është i treti.