By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
S’ka gola në Gjilan, fitojnë Prishtina, Llapi, Dukagjini dhe Suhareka
May 17, 2025
FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump
May 17, 2025
Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi
May 17, 2025
Eliza Hoxha kritikon ashpër Përparim Ramën: E ke bo bërllog kryetar
May 17, 2025
Më shumë se 150 delegacione do të shkojnë në inaugurimin e Papës
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Studimi tregon rritje të etnonacionalizmit dhe narrativit antigjinor në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Studimi tregon rritje të etnonacionalizmit dhe narrativit antigjinor në Kosovë
Ballina 1Lajme

Studimi tregon rritje të etnonacionalizmit dhe narrativit antigjinor në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2025/01/29 at 2:44 PM
Kosova Times Published January 29, 2025
Share
SHARE

Etnonacionalizmi, narrativi antigjinor, ekstremizmi fetar dhe narrativi antiserb në Kosovë ndërlidhen mes vete, janë në rritje dhe kontribuojnë në ndarjet në shoqëri, u tha në një konferencë rajonale që u mbajt në Prishtinë, më 29 janar.

Konferenca u organizua në kuadër të projektit “Lufta kundër ekstremizmit në Kosovë: trendët, sfidat dhe kundërmasat”.

Projekti, i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, u zbatua nga organizata joqeveritare Sbunker në Prishtinë, me qëllim të ofrimit të një pasqyre të përgjithshme të ekstremizmit në Kosovë dhe të rekomandimeve për shtypjen e tij.

Adelina Hasani, hulumtuese dhe autore e këtij raporti, tha se etnonacionalizmi në Kosovë është pasojë e çështjeve të pazgjidhura nga vitet 1990 dhe ndodhive në luftë.

Nga mungesa e adresimit të drejtësisë tranzicionale, sipas saj, këtu dominon edhe diskursi politik.

“Narrativët dhe ekstremizmi i djathtë janë duke u përhapur në Kosovë. Etnonacionalizmi është kryesisht i pranishëm mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë dhe kjo është e kuptueshme marrë parasysh trashëgiminë e viteve 1990. Megjithatë, etnonacionalizmi e thellon ndarjen mes serbëve dhe shqiptarëve dhe e pengon procesin e pajtimit”, tha Hasani.

Të dhënat për hulumtimin “Lufta kundër ekstremizmit në Kosovë” janë mbledhur kryesisht përmes diskutimeve publike në disa komuna të Kosovës, ndërsa janë përdorur edhe studime të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare që kanë të bëjnë me ekstremizmin.

Diskutime të tilla publike, megjithatë, nuk ka pasur në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, për shkak të, siç u tha, situatës politike.

Në këto komuna, tensionet kanë qenë të larta viteve të fundit, për shkak të përpjekjeve të Qeverisë së Kosovës për të shtrirë autoritetin edhe në atë zonë, përkundër refuzimeve të komunitetit serb për t’u integruar.

Duke folur për trendin e etnonacionalizmit në mesin e komunitetit shqiptar në Kosovë, Hasani tha se ai vihet re kryesisht në narrativin në rrjetet sociale dhe në diskursin publik.

Sipas saj, ka një “stigmatizim të komunitetit serb”.

Fletushkat nga konferenca “Lufta kundër ekstremizmit në Kosovë: trendët, sfidat dhe kundërmasat”.
Fletushkat nga konferenca “Lufta kundër ekstremizmit në Kosovë: trendët, sfidat dhe kundërmasat”.

Hasani theksoi, gjithashtu, se Kosova është një vend multietnik, por se përballet me “pengesa” për t’u bërë një shoqëri gjithëpërfshirëse, sepse autoritetet tregojnë mospërputhje në përdorimin e simboleve të Kosovës, siç është flamuri.

“Përdorimi i flamurit shqiptar në shumë institucione sjell pasiguri jo vetëm për komunitetin serb, por edhe për komunitetet tjera pakicë në Kosovë”, tha ajo.

Hasani shtoi se etnonacionalizmi në mesin e komunitetit serb është kryesisht i pranishëm në komunat në veri të Kosovës.

Sipas saj, ai është pjesërisht pasojë e dezinformatave që vijnë nga Rusia dhe përhapen përmes mediave në Serbi.

“Ne kemi narrativë që thonë se duan t’i dëbojnë serbët nga veriu i Kosovës – gjë që rrit frikën në mesin e komunitetit serb”, tha ajo.

Përndryshe, edhe zyrtarët e Serbisë, edhe ata të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit – i përshkruajnë shpeshherë veprimet e Qeverisë së Kosovës për shtrirjen e autoritetit në veri si “persekutim i serbëve nga regjimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti”.

Studimi “Lufta kundër ekstremizmit në Kosovë: trendët, sfidat dhe kundërmasat” identifikon edhe një narrativ antigjinor, që është i drejtuar kryesisht kundër popullatës LGBT dhe abortit.

“Grupi që përdor narrativ të tillë, përpiqet ta mbrojë familjen tradicionale. Ai e sheh komunitetin LGBT si kërcënim, sepse beson se ai i shkatërron vlerat e familjes, se familja përbëhet nga babai, nëna dhe fëmija”, tha studiuesja Adelina Hasani.

Sipas saj, narrativë të tillë kanë mbrojtur edhe deputetë të caktuar të Kuvendit të Kosovës.

“Narrativi antigjinor është i pranishëm edhe në mediat sociale. Ai është i drejtuar kundër aktivisteve për të drejtat e grave”, shtoi ajo.

Kur bëhet fjalë për ekstremizmin fetar, Hasani theksoi se ky fenomen në Kosovë ka arritur kulmin në vitin 2014, por se është ende i pranishëm në shoqëri.

“Institucionet e sigurisë kanë qenë shumë të rrepta ndaj radikalizmit fetar dhe tani ai shprehet kryesisht në rrethe familjare. Ajo që unë shoh si kërcënim, është se ekstremizmi fetar mund të ndikojë në zhvillimin e vlerave demokratike dhe të të gjithë shoqërisë. Ata që promovojnë ekstremizmin fetar, duan ta portretizojnë demokracinë si një sistem të korruptuar, të dështuar dhe ta promovojnë veten si alternativë”, tha Hasani.

Kuptimi i këtyre trendëve, sipas saj, do të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjeve afatgjate për luftimin e tyre.

Studimi “Lufta kundër ekstremizmit në Kosovë: trendët, sfidat dhe kundërmasat” ofron një sërë rekomandimesh për institucionet në lidhje me rritjen e këtij fenomeni, duke përfshirë zhvillimin e programeve socio-kulturore për të rinjtë, gjetjen e mënyrave për të reduktuar ekstremizmin online dhe adresimin e çështjeve të drejtësisë tranzicionale dhe të narrativëve historikë.

Si pjesë e këtij projekti u hap edhe një faqe interneti që do të përfshijë një paketë mjetesh praktike, të krijuara për mësimdhënësit, edukatorët, udhëheqësit lokalë dhe të komunitetit, për t’i ndihmuar ata në parandalimin e ekstremizmit në një fazë të hershme.

You Might Also Like

Eliza Hoxha kritikon ashpër Përparim Ramën: E ke bo bërllog kryetar

Osmani takon kancelarin Merz: Pres me padurim ta forcojmë partneritetin

Shqiponja përkujton çlirimin,26 vjet nga fitorja mbi forcat pushtuese serbe

Kusari Lila: Propozimi për ndryshim orari nuk ishte shkelje

Osmani: Garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit mbeten kyç

TAGGED: #Kosovë, #Narrativ antigjinor, #Rritje të etnonacionalizmit
Kosova Times January 29, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Akuza për abuzim seksual ndaj prokurorit të Hagës

Kosova Times Kosova Times October 25, 2024
Horoskopi ditor për 3 Mars
Ukraina hyn në vitin e ri me një ndryshim drastik për të cilin Putin nuk është gati
Ministri çek në Kosovë sheh një skenë politike të bashkuar rreth nacionalizmit
Mijëra fëmijë do të evakuohen prej qytetit kufitar të Rusisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?