By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës
February 2, 2026
Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës
February 2, 2026
Kush është Jeffrey Epstein, si u pasurua dhe kush është bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell
February 2, 2026
Një anije mallrash 100 metra e gjatë u përplas në Stamboll
February 2, 2026
SHBA-të janë tërhequr nga OBSH-ja, cilat do të jenë pasojat për botën?
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vetëvendosja, vazhdim SHPRESE!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Vetëvendosja, vazhdim SHPRESE!
Opinion

Vetëvendosja, vazhdim SHPRESE!

Kosova Times
Last updated: 2025/01/29 at 7:17 PM
Kosova Times Published January 29, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Refik HASANI

Qytetarët e Republikës së Kosovës, pas një mandati të plotë, tani në zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti, kanë edhe më shumë arsye të votojnë masivisht Lëvizjen Vetëvendosje.

Gjatë mandatit të Legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, është karakterizuar si një Legjislaturë më e suksesshme nga e VII-të legjislaturat e më parme.

Kryeministri i Kosovës, njëherit Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, veprimet që janë dashur domosdoshmërishtë të ndërmerren para dy dekadave, gjatë këtij mandati, shtriu sovranitetin e Kosovës, edhe në Mitrovicë, duke ndalur kontrabandën, ndaloi valutën Serbe dinarin, ndaloji targat e vjetra që regjistrohen sipas ligjeve Serbe, me një fjalë ndaloi ushtrimin e pushtetit paralel të paligjshëm në Veri të Kosovë.

Për qytetarët e Kosovës, që nga shpallja e Pavarësisë, Kosova nuk ka shënuar në marrjen në kontroll të plotë të veriut të Vendit, prandaj Vetëvendosje është dhe vazhdon të mbetët e vetmja shpresë e Kosovës.

Është shënuar një qasje e re në bisedimet Prishtinë-Beograd, praktikoi një diskurs të ri politik në raport me Beogradin në përfaqësim të dinjitetshëm, dhe me propozimet e parashtruara për ruajtjen e konceptit dhe parimet themelore të bisedimeve.

Qeveria gjatë këtij mandati tregoi përkushtim e kohezionit kombëtar, për diasporën gjithandej, por edhe për Krahinën e Sanxhakut, dhe gjithë hapësirat shqiptare.

Gjatë këtij mandati ndihmoi dhe investoi për shqiptarët e Krahinës me shumicë shqiptare, të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë, ndau për herë të parë linjë buxhetore që në vitin 2022, dedikuar në vlerën prej  2 milionë euro, për të vazhduar për vitin buxhetor 2025, në 4 milionë euro, për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Po ashtu, gjatë këtij mandati, shtroi diskriminimin dhe pasivizimi i adresave për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në nivelet më të larta ndërkombëtare duke përfshi BE-në dhe instanca e mekanizma të OKB-ës dhe Senat e Kongresin Amerikan.

Vetëvendosje, gjatë këtij mandati tregoi gatishmëri, ofroi planprograme konkrete për të ndërtuar një frymë të re me vizion, e largpamësi për një politikë unike e të përbashkët së bashku me Shtetin Shqiptar, dhe Shqiptarët në Maqedoni të Veriut, për një politikë e diplomaci të artikuluar shqiptare në Ballkan. Edhe në këtë segment Vetëvendosje është dhe vazhdon të mbetët e vetmja shpresë jo vetëm në Kosovë.

U miratua dhe u funksionalizuar Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, por edhe institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë. Në realizim të projektit madhor, është shpresa e vetme pasi ka si zotim dhe është zotuar edhe për ushtrim të Padis ndaj Serbisë për gjenocid gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, vazhdon të jetë shpresë e Kosovës, sepse mandati i plotë më shumë fletë se çdo mandat për ta thelluar, rritur e vazhduar progresin, në forcimin dhe në përfaqësim të dinjitetshëm të shtetit tonë.

Shpresa është se respektimi i ligjshmërisë dhe pavarësisë së institucioneve, dhe kështu do të ndikonte që shteti t’u kthehet qytetarëve dhe të jetë në shërbim të mbrojtjes së lirisë së tyre. Shpresa është si frymëzim për ta mbrojtur lirinë e fituar me aq shumë, sakrifica, të shumë brezave, flijime e fatkeqësi.

Votuesit në zgjedhjet e rregullta 9 shkurt 2025, do të duhej të votojnë Lëvizjen Vetëvendosje.

You Might Also Like

Makthi Strategjik i Evropës: I bllokuar midis Trumpit, Putinit dhe luftës që nuk mund ta përfundojë

Ja deri ku është i gatshëm të shkojë monstrumi Aleksandër Vuçiq për t’a luajtur lojën dhe mbetur në pushtet

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

TAGGED: #Refik Hasani
Kosova Times January 29, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kosovë, pritshmëritë nga administrata e re amerikane

Kosova Times Kosova Times November 9, 2024
HRW: Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së vë pah nevojën për drejtësi
Klikovac: Kryeministri ‘evropian’ emëron një dorë të zgjatur të Rusisë në krye të parlamentit
Fushatë sensibilizuese “Bëhuni pjesë e Policisë së Kosovës”
Projektligji për tërheqjen e ushtrisë amerikane dhe sistemit PRO nga Arabia Jugore dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për shkak të “aleancës me Rusinë”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?