Presidnetja Osmani ka theksuar se Kosova qëndron pranë popullit amerikan në shenjë solidariteti gjatë kësaj kohe tragjike.

“E pikëlluar thellësisht nga rrëzimi tragjik ajror pranë Washingtonit, D.C.  Zemra ime është me familjet dhe të dashurit e atyre që humbën jetën në këtë tragjedi të paimagjinueshme. Kosova qëndron pranë jush në pikëllim dhe solidaritet gjatë kësaj kohe zemërthyese”, ka shkruar Osmani në platformën X.