Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka thënë se atdhedashuria e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, janë frymëzim.
“Atdhedashuria e tyre ishte dhe mbetet një burim i pafund frymëzimi. Nuk ishte thjesht një ndjenjë, por një forcë që udhëhoqi çdo hap të tyre, duke i shtyrë të sakrifikonin gjithçka për një kauzë të shenjtë: lirinë e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook, në 28-vjetorin e rënies heroike të tyre.
Ahmeti tutje ka thënë se gjaku dhe krismat e pushkëve të tyre u bënë kushtrim lirie dhe amanet veprimi deri në çlirimin e plotë të Kosovës.