Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në orën 16:00, ku në këtë mjet është hasur gjatë patrullimit.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe nga forenzika rajonale që e kanë evidentuar raketahedhësin M80 të kalibrit 64 mm.

“Rreth orës 16:00 derisa policët ishin në patrullim në zonën kufitare të Zubin Potokut në afërsi të fshatit Kleqkë në lidhje me informacione për rrugë alternative për kontrabandë të mallrave, kanë hasur në një qese najloni ngjyrë e zezë në të cilën mund të kishte diçka të dyshimtë. Pasi ka arrit në vend ngjarje edhe forenzika rajonale kemi vërejt se kemi të bëjmë me një raketahedhës M80 e kalibrit 64mm”, ka theksuar Elshani.

Sipas tij, ky mjet është gjetur shumë pranë kufirit. Për këtë rast nuk ka të arrestuar.