Policia e Kosovës ka sekuestruar një sërë armësh dhe municionesh, në një kotec pulash në një nga lagjet e veriut në Mitrovicë, përkatësisht tek Shkëmbi i Dudës.
“Gjatë kontrollit të realizuar në atë pjesë në një kotec pulash policia ka gjetur dhe konfiskuar: një armë te gjatë – AK-47, dy karikator të së njëjtës armë me nga 30 fishek, katërqind e shtatëdhjetë e tre fishek të pistoletës, dyzet fishek të armës së gjuetisë, njëqind e njëzet e dy fishekë të kalibrave të ndryshëm të armës së gjatë, një thikë taktike, një komplet i pajisjeve për pastrimin e armës dhe një çantë e zezë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në lidhje me rastin në stacion policor është shoqëruar i dyshuari Z.T i moshës 68-vjeçare i cili është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.