By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 27 janar 2026
January 27, 2026
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negociata
January 26, 2026
Shpallen qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në botë. Ku eshte Prishtina?
January 26, 2026
Super të pasurie e Rusisë kritikohen për festën luksoze në Alpet Franceze
January 26, 2026
Skandali seksual trondit qeverinë malazeze: Publikohen regjistrime intime të një punonjësi të ministrisë së shtetit
January 26, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Abdixhiku premton autostradën e Anamoravës dhe investime për Gjilanin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Abdixhiku premton autostradën e Anamoravës dhe investime për Gjilanin
Lajme

Abdixhiku premton autostradën e Anamoravës dhe investime për Gjilanin

Kosova Times
Last updated: 2025/02/06 at 9:33 PM
Kosova Times Published February 6, 2025
Share
SHARE

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur tubim elektoral në Gjilan. Ai ka thënë se është koha për ndryshimin që, sipas tij, vjen vetëm me LDK-në në qeverisje.

 

“Ëndrra e heronjve na qëndron si kushtrim për përkushtim e për bashkim. Ne, na takon ta bëjmë edhe rrugën drejt integrimit euroatlantik të Kosovës. Kosova, shtet i pavarur e sovran, i anëtarësuar në NATO e BE, me miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte misioni ynë dje, është misioni ynë sot, do të jetë misioni ynë nesër. Pra, LDK e njëjtë, besimtarë të njëjtë, rugovistë njëherë, rugovistë gjithherë,” u tha mbështetësve në Gjilan, Abdixhiku.

Ai tha se qeveria e ardhshme vjen me projekte të mëdha që transformojnë qytetet.

“Me 9 shkurt vij me investime që kësaj ane i japin dinjitetin. Me 9 shkurt, vij me autostradën e Anamoravës plot 170 milion euro, për rrugën madhe kombëtare. Me 9 shkurt, vij edhe me stadiumin e Gjilanit. Po, ky qytet sportiv, po, ky qytet kampion, po, kjo anë e jona do të ketë stadium modern e investim 12 milion euro nga qeveria qendrore,” tha tutje ai.

Abdixhiku tha se në shëndetësi do të investohen mbi 10 milion euro për spitalin e Gjilanit, për ta shndërruar, siç tha, në qendër moderne të ekselencës, që sipas tij, do të ngrisë nivelin e kujdesit shëndetësor.

Tutje, ai para gjilanasve tha se do të jetë partner edhe i bizneseve, derisa ripërsëriti premtimin për rritje pagash e pensionesh.

“Do të rriten pagat e shërbyesve publik që në javën e parë me koeficient 150, nga 200 euro më shumë për të gjithë, 80 mijë shërbyesve publik,” tha ai.

Tha se do të rriten pensionet, sikur edhe që do të jenë shërbimet shëndetësore falas për pensionistë.

Ndërsa, Lutfi Haziri, kandidat për deputet, tha se LDK-ja është parti me traditë e me të ardhme evropiane.

Ai tha se pjesëmarrja qytetare është konfirmim për besimin në programin dhe listën e LDK-së.

You Might Also Like

Nagavci: Procesi i zgjedhjes së drejtorit të IAK-së ishte i jashtëligjshëm

Kurti takon ambasadorin Hargreaves

Sistemi i ri të BE-së, transportuesit në Maqedoni bllokojnë pikat kufitare

Kurti përshëndet nxënësit e Kosovës për suksesin në Olimpiadën NEO në SHBA

Pas disa orëve ngujim minatorët dalin të sigurt nga miniera

Kosova Times February 6, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Deklarohen të pafajshëm katër mjekët e akuzuar për trajtim të pandërgjegjshëm ndaj një 36-vjeçareje e cila vdiq në QKUK

Kosova Times Kosova Times September 14, 2022
Putin: Objektivi i Oreshnikut mund të jenë “qendrat vendimmarrëse”
Mediat serbe dhe profecia e ish Patriarkut serb per Kosove
RTSH humb kameramanin Ervin Hoti. La pas qindra orë xhirime, nga raportimet deri të spektaklet
Zelensky thotë se Rusia do të mposhtet “sikurse u mposht nazizmi”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?