By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kofshë pule me erëza soje
February 2, 2026
Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë
February 2, 2026
Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi
February 2, 2026
Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia
February 2, 2026
Spitali i Mitrovicës nis ofrimin e shërbimit të Kirurgjisë Maksilofaciale
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Abdixhiku në Podujevë: Do t`a përfundojmë magjistralen e stërzgjatur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Abdixhiku në Podujevë: Do t`a përfundojmë magjistralen e stërzgjatur
Lajme

Abdixhiku në Podujevë: Do t`a përfundojmë magjistralen e stërzgjatur

Kosova Times
Last updated: 2025/02/07 at 9:40 PM
Kosova Times Published February 7, 2025
Share
SHARE

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mbajti një tubim elektoral në Podujevë, ku kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, theksoi angazhimin e tij për zhvillimin e rajonit dhe mbështetje për qytetarët e kësaj komune. Me këtë rast, ai foli për projektet kyçe të LDK-së, duke përfshirë ndërtimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e shëndetësisë.

 

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, kërkoi votën e llapjanëve për zgjedhjet e 9 shkurtit duke thënë se Llapi ka dhënë shumë për Kosovën. Ai përmendi figura të rëndësishme historike, si ish-presidenti Ibrahim Rugova dhe veprimtarët Xhemail Mustafa e Enver Maloku dhe theksoi se LDK po ringrihet në Llap.

Para qytetaeëve ai i përmendi disa nga planet dhe investimet që i ka ndërmend t’i bëjë.

“Është koha që të flasim bashkë për vendimet e mëdha për vendin. Do të keni përkrahjen time. Do të përfundojmë magjistralen e stërzgjatur, e me prioritet absolut si interes nacional të vendit. Do të jem vet në terren çdo ditë e natë për t’i përfunduar punimet në kohë rekorde për ju Llap. Do të rikthejmë Spitalin e Podujevës atë që ua hoqën këta, sepse e meritoni këtë spital. Do të ndërtojmë gjithandej në Llap”, tha Abdixhiku.

Tutje ai tha se zgjedhjet do të ndikojnë në të ardhmen e Kosovës si një shtet në zhvillim dhe pjesë e proceseve globale.

“Ju qytetarë të Podujevës, duhet ta kuptoni peshën e zgjedhjes që keni në duar tuaja. Sepse, këto zgjedhje, nuk bëhen vetëm për të përcaktuar një kryeministër të ardhshëm të Kosovës, por, para së gjithash, bëhen për të përcaktuar të ardhmen e Kosovës. Si një shtet në zhvillim, me njerëz që bëjnë jetën këtu, si një shtet të hapur në procesin e rrjedhave botërore”, u shpreh Abdixhiku.

Kryetari i Degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, u shpreh  i bindur për fitoren e LDK-së në zgjedhjet e së dielës, duke theksuar se ringritja dhe rikthimi i LDK-së ka rrënjët e tij në Llap. “Sa i fortë është Llapi dhe sa e fortë është LDK-ja, po flet sonte”, tha mes tjerash ai.

LDK prezantoi gjithashtu kandidatët e saj për deputetë nga qyteti i Podujevës.

You Might Also Like

Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë

Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi

Policia po heton zhdukjen e dy personave në Fushë-Kosovë dhe Gjilan

Haradinaj nis vizitën zyrtare në SHBA, flet në Capitol Hill

48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Kosova Times February 7, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Jeta në fshatrat propagandistike të Koresë së Veriut

Kosova Times Kosova Times June 18, 2024
Rajonet e prekura nga vërshimet në Greqi, ende pa rrymë
Madonna dëshiron që Britney Spears t’i bashkohet asaj në skenë në turneun e ardhshëm ‘Celebration’
Radev mbështeti dhe nënshkroi ligjin anti-LGBT
Bislimi: Me Lajçakun biseduam edhe për pasaportat e paligjshme të Serbisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?