By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Europoli kërkon fallexhiun me pseudonimin “Amela” ajo vodhi në të gjithë Evropën në një mënyrë të rrallë
December 12, 2025
Emisari francez merr pjesë konferencën për dialogun Kosovë-Serbi
December 12, 2025
Kremlini ka lejuar krijimin e një “zone të demilitarizuar” në Donbas – atje nuk do të ketë trupa, por do të ketë Garda Kombëtare Ruse dhe polici
December 12, 2025
Gjykata e Moskës dënon në mungesë prokurorin e GjNP, Karim Khan, me 15 vjet burg për sigurimin e një urdhër-arresti për Putinin
December 12, 2025
Trump miratoi sulmet e Ukrainës ndaj flotës në hije të Putinit
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Për mbrojtje të votës së lirë, 100 prokurorë të angazhuar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Për mbrojtje të votës së lirë, 100 prokurorë të angazhuar
Ballina 1Lajme

Për mbrojtje të votës së lirë, 100 prokurorë të angazhuar

Kosova Times
Last updated: 2025/02/09 at 8:44 AM
Kosova Times Published February 9, 2025
Share
SHARE

Prokuroria e Shtetit ka angazhuar 100 prokurorë të cilët do të jenë në krye të detyrës gjatë ditës së sotme gjersa po zhvillohet procesi zgjedhor për zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që po mbahen sot në vendin tonë, Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës. Në këto zgjedhje janë angazhuar rreth 100 prokurorë dhe numër i mjaftueshëm i personelit të sistemit prokurorial, të cilët do të qëndrojnë kujdestarë deri në përfundim të procesit zgjedhor,  me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në zgjedhjet e sivjetme”, thuhet në njoftimin nga ky institucion.

Kanë treguar se prokurorët do të qëndrojnë në zyrat e tyre në qytetet ku ekzistojnë prokuroritë themelore, ndërsa në ato vende ku prokuroria nuk ka objekt, prokurorët do të qëndrojnë në stacione policore, ku në bashkëpunim me hetuesit e Policisë së Kosovës do të jenë në mbrojtje të votës së lirë të qytetarëve.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur, koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokuroja Laura Pula do ta mbikëqyrë gjithë mbarëvajtjen e zbatimit të detyrave të koordinatorëve rajonal, prokurorëve të angazhuar dhe prokurorit me detyrë në KQZ.

“Prokurori i Shtetit i fton qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit.

You Might Also Like

Emisari francez merr pjesë konferencën për dialogun Kosovë-Serbi

Hyseni takon kryetarin e AKP në Turqi: Projekte dhe bashkëpunim ndërkomunal

Kurti: Veprimet në veri ishin të domosdoshme dhe ia kanë vlejtur

Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, do pritet nga Papa Leo XI

Peci merr detyrën në Mitrovicën e Jugut, premton ndershmëri dhe drejtësi

TAGGED: #Prokuroria e shtetit, #Zgjedhje
Kosova Times February 9, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

IDF rrëzoi një raketë balistike jashtë atmosferës së Tokës. Kjo është ndoshta hera e parë që ka pasur një përplasje në hapësirë

Kosova Times Kosova Times November 6, 2023
Kurti i dërgon telegram ngushëllimi familjes Kabashi për ndarjen nga jeta të artistit Mirush Kabashi
Trajneri francez i Kosovës dëgjon këngë për Adem Jasharin derisa vozit veturën
Shtatë raste të dhunës në familje për 24 orë, disa të arrestuar
Power: Të zbatohen detyrimet nga marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?