By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kuvendarët e zgjedhur nga populli që po duken e sillen si kamp paramilitarësh
May 11, 2025
Trump i kërkon Ukrainës të pranojë bisedime me Rusinë në Stamboll
May 11, 2025
Drita dhe Prishtina mposhten, fitojnë Malisheva, Ballkani e Suhareka
May 11, 2025
KQZ: Deri në orën 18:00 kanë votuar 40,94% e qytetarëve, pjesëmarrja më e lartë në Dibër dhe Tiranë
May 11, 2025
Osmani: Miqësia me Austrinë, shtyllë e fortë e rrugëtimit tonë evropian
May 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ja çfarë deklaruan partitë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ja çfarë deklaruan partitë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit
Ballina 1Lajme

Ja çfarë deklaruan partitë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit

Kosova Times
Last updated: 2025/02/10 at 12:44 PM
Kosova Times Published February 10, 2025
Share
SHARE

Procesi zgjedhor në Kosovë u përmbyll i qetë e pa incidente, teksa u vlerësua nga të gjitha partitë si demokratik. Lëvizja Vetëvendosje e shpalli fitoren dhe paralajmëroi krijimin e qeverisë. PDK vlerësoi rritjen e saj, derisa nuk dha qëndrim për koalicione. LDK u shpreh se rezultati nuk ishte ai që pritej, derisa AAK vlerësoi se fitorja është e opozitës.

VV shpalli fitoren, thotë se do ta krijojë qeverinë Kurti 3

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti e ka shpallur fitoren e subjektit të tij politik me partnerët e koalicionit, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt. Ai në mesnatë u shfaq në sheshin e kryeqytetit ku ishin mbledhur mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje për ta festuar fitoren.

Ai shprehu falënderime për të gjithë votuesit që mbështetën partinë e tij, duke e cilësuar këtë si një kurorëzim të punës njëmujore të fushatës, të punës katërvjeçare të qeverisjes dhe të punës 20-vjeçare të Vetëvendosjes.

“Koalicioni ynë fitues do ta formojë qeverinë e re Kurti 3, dhe në këtë mënyrë do t’i vazhdojmë edhe punët e nisura. Qytetarët e Kosovës e kanë dëshmuar rezistencën e tyre kundër një lufte të paparë hibride që është bërë kundër koalicionit tonë. Ka pasur premtime edhe irracionale. Përkundër kësaj LVV fitoi dhe ne jemi subjekti fitues që do ta formojë qeverinë e ardhshme”, ka thënë ai.

Kurti vlerësoi procesin zgjedhor, duke theksuar se ai ishte një proces i lirë dhe i ndershëm, pa incidente, dhe falënderoi mekanizmat shtetërorë, përfshirë edhe policinë, për organizimin e tij. Ai tha se ky ishte një shembull i demokracisë, ku procesi ishte i qetë dhe transparent, dhe sipas tij nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, pasi Vetëvendosje ishte në pushtet.

“Ne do ti vazhdojmë punët e mira, do të bëjmë edhe shumë të tjera, në përputhje me zotimet tona, për të gjithë qytetarët cep më cep Kosovës” tha ai.

PDK i gëzohet rritjes elektorale

Partia Demokratike e Kosovës e ka vlerësuar të suksesshëm rezultatin në zgjedhjet e 9 shkurtit. Zëdhënësi i fushatës së PDK-së, Blerand Stavileci, ka thënë se rezultatet dëshmojnë se shumica e qytetarëve ia kanë kthyer shpinën qeverisë Kurti dhe, sipas tij, po kërkojnë qeveri të re.

“PDK-ja ka arritur rezultat të madh, është konfirmuar si forca e dytë më e madhe në vend me mbi 200 mijë vota. Falënderojmë qytetarët që votuan për PDK-në. Ky është sukses i pamohueshëm dhe mesazh i fortë për ne. Shumica e qytetarëve ia kanë kthyer shpinën kësaj qeverie, pasi nuk e kanë shumicën. Rezultatet tregojnë se qytetarët kërkojnë qeveri të re”, ka thënë Stavileci.

Sa i përket mundësisë së përfshirjes së PDK-së në koalicionet e mundshme për formimin e qeverisë së re, Stavileci ka thënë se për këtë do të dalin me qëndrim kryetari i këtij subjekti, Memli Krasniqi dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza.

LDK e pakënaqur me rezultatin, e vlerëson procesin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se përkundër rritjes së subjektit të tij krahasuar me zgjedhjet e para katër vjetëve, rezultati prej 18.1 për qind nuk është i kënaqshëm. E përgjegjësinë për fushatën dhe për këtë rezultat ka thënë se e merr vetë ai.

“Përgjegjësinë për këtë rezultat e marrë në tërësi unë, edhe për fushatën, edhe për drejtimin e partisë dhe për këtë i jap llogari vetëm LDK-së dhe qytetarëve që kanë votuar për LDK-në”, ka thënë ai.

Ai tutje ka thënë se nëse populli këtë herë nuk e pa atë si kryeministër, atëherë do të jetë i lumtur që jetë pjesë e opozitës së ardhshme në Kuvendin e Kosovës.

AAK thotë se zgjedhjet i fitoi opozita

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencën e parë pas përfundimit të procesit zgjedhor, ka shprehur shpresën që koalicioni i partisë së tij me Nismën dhe partnerët do të arrijë rezultat dyshifror në përqindjen e votave. Ai ka vlerësuar se opozita i ka fituar këto zgjedhje.

“Falënderoj qytetarët e Kosovës për kulturën e treguar, na kanë bërë krenar për mënyrën se si ka vijuar procesi i votimit. Falënderojmë aktivistët por edhe të gjithë ata që votuan për koalicionin 137, për Kosovën Fituese. Tashmë veçse kemi rezultatet e para, janë preliminare. Jemi të sigurt që kemi rezultat dyshifror. Ajo që më gëzon është fakti se opozita i ka fituar këto zgjedhje. I uroj opozitës fitoren dhe pres me padurim të bashkëpunojmë për krijimin e qeverisë së opozitës në Kosovë”, ka thënë Haradinaj të dielën në mbrëmje.

Megjithatë, në bazë të të dhënave të KQZ-së nga rreth 90 përqind e numërimit të votave del që AAK me partnerët është nën shifrën e synuar nga Haradinaj, pasi ka 7.56%.

You Might Also Like

KQZ: Deri në orën 18:00 kanë votuar 40,94% e qytetarëve, pjesëmarrja më e lartë në Dibër dhe Tiranë

Osmani: Miqësia me Austrinë, shtyllë e fortë e rrugëtimit tonë evropian

Bajrami i reagon Kusarit lidhur me vendimin për rritjen e energjisë

Rama: Prishtina, shembull ndër 120 qytetet e Evropës dhe Arabisë

KQZ e Kosovës po vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri

TAGGED: #Koalicionet, #Partitë politike, #Zgjedhjet
Kosova Times February 10, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shefi gjerman i spiunazhit: Rusia do të jetë gati të sulmojë NATO-n deri në fund të dekadës

Kosova Times Kosova Times October 14, 2024
Një takim sekret Ukrainë-NATO u zhvillua në Gjermani
Në Dubai me BusTronomy mund të shijoni një vakt luksoz të shijshëm teksa shëtisni qytetin
Çitaku: Përparim Ramës do t’ia japim përgjigjen e merituar
Kosova, një luftë e papërfunduar në Mitrovicë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?