By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rusia sulmon qytetet ukrainase me dronë disa orë pas bisedimeve të paqes, duke vrarë dhe plagosur civilë
June 3, 2025
Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia shkakton zemërim tek vendasit
June 3, 2025
Qeveria britanike kërcënon të padisë Roman Abramovichin
June 3, 2025
Një tërmet i fortë trondit Turqinë jugperëndimore: Një vajzë (14) vdes nga një sulm paniku
June 3, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pse dështoi platforma e KQZ-së?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Pse dështoi platforma e KQZ-së?
Ballina 1Lajme

Pse dështoi platforma e KQZ-së?

Kosova Times
Last updated: 2025/02/10 at 7:41 PM
Kosova Times Published February 10, 2025
Share
SHARE

Natën kur sy e veshë ishin te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, platforma online e këtij institucioni doli nga sistemi për orë të tëra.

Ndërprerja shkaktoi konfuzion te publiku që priste publikimin e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, edhe pse zyrtarët e KQZ-së siguruan se mbledhja manuale e të dhënave, nuk do të ketë ndikim në rezultat.

Këtë e konfirmon edhe ish-shefi i KQZ-së, Adnan Merovci, i cili thotë se, pavarësisht klimës së paqartësisë që ka shkaktuar, problemi nuk e ka ndikuar saktësinë apo besueshmërinë e votave.

Platforma online e KQZ-së u bë vështirë e qasshme shumë shpejt pas mbylljes së vendvotimeve në orën 19:00, ndonëse një pasqyrë të përgjithshme të të dhënave arriti ta sillte.

Ajo u rikthye në funksion mëngjesin e së hënës, por edhe gjatë kësaj dite kishte probleme të kohëpaskohshme.

Çka i shkaktoi problemet?

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, njoftoi të dielën vonë se softueri i numërimit të votave ka dështuar, por nuk i bëri të qarta arsyet.

“Në këto rrethana, e kemi shqyrtuar situatën dhe do t’i mbledhim të dhënat në mënyrë manuale. I sigurojmë qytetarët se mostransmetimi i të dhënave preliminare përmes platformës elektronike, nuk ka ndikim në rezultat. Pasi t’i grumbullojmë, do t’i publikojmë”, tha Radoniqi.

Radio Evropa e Lirë pyeti KQZ-në për arsyet e dështimit të platformës dhe nëse e ka testuar paraprakisht atë, por nuk mori përgjigje.

“Në orët e hershme të mëngjesit të së hënës është tejkaluar problemi. Mediat dhe qytetarët mund t’u referohen rezultateve preliminare që po shfaqen në platformën elektronike”, thuhet në përgjigjen e marrë.

Çka tha kompania që zhvilloi softuerin?

Kompania CACTTUS, e cila zhvilloi aplikacionin softuerik për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në KQZ, tha përmes një deklarate për mediat se funksioni themelor i këtij aplikacioni, për regjistrimin e të dhënave të futura nga qendrat e votimit, funksionoi siç ishte projektuar deri në orën 19:00 – pra deri në përfundimin e procesit të votimeve.

Sipas kësaj kompanie, problemi ka lindur nga “vëllimi i paprecedentë i trafikut” në faqen e internetit.

“Pasi është analizuar problemi dhe është identifikuar shkaku rrënjësor, është përcaktuar se cilësimet (konfigurimet) e aplikacionit Cloudflare nuk ishin optimizuar për të trajtuar ngarkesën ekstreme. Duke punuar së bashku, aplikacioni Cloudflare u konfigurua siç duhej, për t’iu përgjigjur kërkesave – gjë që më pas rivendosi funksionalitetin e plotë të sistemit”, thuhet në deklaratën për media të kompanisë kosovare, e cila ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të telekomunikimit.

Blerton Abazi, ekspert i sigurisë kibernetike në Kosovë, pohon se arsye të dështimit të kësaj platforme janë ngarkesa e madhe në të dhe kapaciteti i pamjaftueshëm i softuerit.

Sipas tij, platforma është dashur të testohet paraprakisht, në mënyrë që “problemi teknik të mos shfaqej në momentin më të rëndësishëm – gjatë publikimit të rezultateve paraprake”.

“… sepse, është ai piku, kur të gjithë dëshirojnë të marrin shërbime dhe informacione, dhe sistemi bllokohet ose ngufatet. Kështu, pastaj, vjen edhe deri te kthimi i përgjigjes negative apo mospasja e qasjes në sistem”, thotë Abazi për Radion Evropa e Lirë.

Radoniqi njoftoi për bllokimin e platformës pas orës 23:00, apo rreth 4 orës pas mbylljes së vendvotimeve.

Por, shumë shpejt pas orës 19:00, qasja në këtë sistem është shoqëruar me pengesa, derisa është bërë krejtësisht e pamundur.

Merovci thotë se gabim i KQZ-së ka qenë mosinformimi i menjëhershëm i publikut për problemet teknike.

“Është dashur ta pranojë atë realitet, sepse roli i KQZ-së, pas mbylljes së qendrave të votimit, është ta njoftojë opinionin sa më shpejt dhe më saktë”, thotë Merovci për Radion Evropa e Lirë.

Por, me gjithë problemet, ai shpreh bindjen se “saktësia dhe fshehtësia e votave nuk janë rrezikuar”.

Mbrojtjen e tyre, përkatësisht numërimin e saktë e ka kërkuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, menjëherë pas njoftimit për dështimin e softuerit.

Ajo ka thënë se është në kontakt me të gjitha institucionet përkatëse, për t’u siguruar se i gjithë procesi zgjedhor “zhvillohet në përputhje me standardet më të larta demokratike dhe në përputhje me vullnetin qytetar”.

Si mund të shmangen problemet e tilla?

Probleme të ngjashme, KQZ-ja kishte edhe gjatë proceseve të mëhershme zgjedhore, ndonëse më të shkurtra në kohëzgjatje.

Abazi thotë se incidenti i fundit mund t’i shërbejë KQZ-së si mësim i rëndësishëm për të ardhmen.

Sipas tij, KQZ-ja ka të dhëna se sa kërkesa kanë qenë në sistem, në kohën kur ai ka rënë, dhe në bazë të tyre mund t’i rrisë kapacitet në softuer.

“Në atë mënyrë, pastaj, ato do të mund t’i përpunojnë qindra mijëra kërkesa”, thotë Abazi.

E kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, Prokuroria e Shtetit tha se nuk ka dhënë urdhër për nisjen e ndonjë hetimi eventual kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve – i cili është një organ i përhershëm i pavarur – pas problemeve me platformën.

Gjatë ditës së hënës, KQZ-ja vazhdoi me përditësimin e rezultateve nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Deri në orët e pasdites janë numëruar mbi 95 për qind e votave dhe, në bazë të tyre, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me rreth 41 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me rreth 22 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me rreth 17 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma me rreth 7 për qind.

You Might Also Like

Moti sot me diell, temperatura deri në 30 gradë

Mustafa i PDK-së i reagon Muratit për pagat

Gërvalla takon homologun nga Tanzania, fokus te bashkëpunimi dypalësh

Osmani pret përfaqësues shtetëror në Forumin Ndërkombëtar

Sorensen thotë se planifikon së shpejti organizimin e takimit trepalësh

TAGGED: #KQZ, #Uebfaqja
Kosova Times February 10, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zëvendësdrejtori i Ministrisë së Tsifry u arrestua në flagrancë teksa merrte ryshfet

Kosova Times Kosova Times July 13, 2023
Këngëtari i dehur lidhje me kolegen në aeroplan: Kur gruaja e tij mori vesh për aferën ajrore, iu drejtua
Një grua iraniane mbajti një koncert virtual pa hixhab-arrestohet dhe zhduket
10 programet e studimit ofrohen mbi bazën e kërkesave të tregut të punës
Eurodeputeti holandez: BE-ja ta ndëshkojë Serbinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?