By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë: Ushtria pushtoi dy vende në jug të Ukrainës
November 16, 2025
Pas 265 vitesh Caffè Greco, fundi i një mënyre jetese
November 16, 2025
Stamboll: Evakuohet hoteli pasi tre turistë vdesin nga helmimi
November 16, 2025
Ambasadori izraelit në SHBA: Turqia nuk duhet të marrë avionë amerikanë F-35
November 16, 2025
Zelensky në Athinë – Programi dhe marrëveshja e gazit
November 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Begaj kërkon nga BE lehtësimin e raporteve me Kosovën dhe njohjen e saj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Begaj kërkon nga BE lehtësimin e raporteve me Kosovën dhe njohjen e saj
Ballina 2Rajon / Botë

Begaj kërkon nga BE lehtësimin e raporteve me Kosovën dhe njohjen e saj

Kosova Times
Last updated: 2025/02/14 at 9:11 PM
Kosova Times Published February 14, 2025
Share
SHARE

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, uroi Kosovën për Ditën e Pavarësisë, për sakrificën dhe përpjekjet e të gjithë atyre që, sipas tij, “kontribuuan për lirinë dhe shtetësinë”.

I ftuar në ceremoninë e pritjes së organizuar nga Ambasada e Kosovës në Tiranë, Begaj bëri thirrje për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve shqiptare dhe për anëtarësimin sa më shpejt në Bashkimin Evropian.

“Të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë, i gjithë kombi shqiptar i gëzohen Pavarësisë së Republikës së Kosovës, rrugëtimit së saj dhe sukseseve që ajo ka arritur. Shqipëria e Kosova janë dy shtete të një kombi, kombit shqiptar. Dëshiroj të nxis bashkëpunimin më aktiv dhe konkret, sidomos  në fushën ekonomike midis dy qeverive dhe institucioneve tona, bashkëpunim që duhet të tejkalojë politikat e ditës dhe pengesat burokratike dhe që sjell më shumë shkëmbime dhe përfitime për qytetarët e dy vendeve tona. Ne duhet të fitojmë kohën e humbur në të mirë të interesit të qytetarëve tanë dhe objektivave tona të përbashkëta për integrim, stabilitet e mirëqenie. Nëse 26 vjet më parë diskutohej mbijetesa dhe çlirimi, nëse 17 vjet më parë pavarësia realizoi ëndrrën historike, gjenerata e sotme është përballësfidave të reja. Sot kërkohet një qasje e re  mjë qasje e re se si ta bëjmë Shqipërinë më të mirë, Kosovën më të mirë, hapësirën shqiptare më të mirë, më të zhvilluar, më të begatë e më evropiane.”, tha presidenti Begaj në fjalën e tij.

Ai shprehu mirënjohje dhe nderim ndaj liderëve politikë, luftëtarëve të UÇK-së dhe gjithë shqiptarëve, që bënë realitet ëndrrën për liri dhe pavarësi, të mbështetur nga aleatët ndërkombëtarë dhe NATO.

“Kosova e fitoi pavarësinë e saj përmes rezistencës paqësore të burrave të mençur, si Ibrahim Rugova lider dhe President historik i Kosovës, Adem Demaçit dhe luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në përballje me një regjim kriminal tëi ish- Jugosllavisë. Ajo u ndërtua mbi sakrificat e mijëra burrave dhe grave që guxuan të ëndërrojnë një të ardhme në liri dhe më të mirë për fëmijët e tyre. Ajo u pagua me gjakun e dëshmorëve, me lotët e nënave, me dhimbjen e të shpërngulurve dhe ende të pagjeturve dhe me qëndresën e një populli që nuk u përkul kurrë para padrejtësisë dhe gjenocidit. Kauza e Kosovës bashkoi shtete e kombe. Ndërhyrja e NATO-s është shembulli unik i reagimit dhe suksesi në mbrojtje të humanizmit dhe jetëve njerëzore. Kjo pavarësi e Kosovës e arritur me gjak e sakrifica, duke patur në krah aleatët tanë dhe të duhurit, bëhet edhe më madhështore. Pavarësia e Kosovës është pjesë e themelit të paqes në rajonin tonë dhe, si e tillë, mbetet një shtyllë e rëndësishme e sigurisë evropiane. Pavarësia nuk mund të përkthehet vetëm në të drejta dhe liri,  por edhe në përgjegjësi. Përgjegjësi para qytetarëve dhe para komunitetit ndërkombëtar, përgjegjësi të cilat Kosova i ka mbajtur me shumë maturi. Brenda një kohe të shkurtër, Republika e Kosovës, shteti më i ri në Evropë, ka hedhur hapa gjigandë për të konsoliduar një shtet demokratik dhe funksional, që garanton të drejtat, një shtet që zhvillon procese të lira dhe demokratike zgjedhore. Institucionet janë forcuar, ekonomia e saj po rritet dhe shoqëria është aktive e kërkon përparim e mirëqenie. Shqipëria dhe Kosova, kombi shqiptar është aleati i përbetuar i vlerave Euroatlantike dhe ka mbështetjen më të madhe të këtyre vlerave në rajon e kontinent, një tregues tjetër ky i mençurisë për të projektuar të ardhmen dhe për të bërë zgjedhjen e duhur në kohë kaq të turbullta. Tregues të tillë meritojnë më shumë mbështetje dhe vëmendje.”, tha Begaj.

Gjatë fjalës përshëndetëse, presidenti Begaj vlerësoi se pavarësia e Kosovës është pjesë e themelit të paqes në rajon dhe, si e tillë, mbetet një shtyllë e rëndësishme e sigurisë evropiane.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, apeloi Bashkimin Evropian për të lehtësuar raportet me Kosovën, si dhe vendet anëtare, të cilët ende nuk e kanë njohur, të rishikojnë vendimet e tyre.

“Dëshiroj të apeloj Bashkimin Evropian për tëlehtësuar raportet me Kosovën, si dhe vendet anëtare, të cilët ende nuk e kanë njohur, të rishikojnë vendimet e tyre. Në aspektin strategjik, zgjerimi i Bashkimit Evropian me vende të reja dhe roli i tij në sigurimin e paqes, zhvillimit dhe demokracisë në të gjithë kontinentin nuk mund të përmbushet nëse ka vende anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njohin shtetin më  pro tij, Kosovën.”, tha Begaj.

Kreu i shtetit  u shpreh se “Në aspektin strategjik, zgjerimi i Bashkimit Evropian me vende të reja dhe roli i tij në sigurimin e paqes, zhvillimit dhe demokracisë në të gjithë kontinentin nuk mund të përmbushet nëse ka vende anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njohin shtetin më  pro tij, Kosovën.”

Presidenti Begaj, gjithashtu, përgëzoi autoritetet e Kosovës për arritjet gjatë këtyre 17 viteve në funksion të qytetarëve dhe demokracisë, duke përshëndetur edhe procesin e fundit zgjedhor në Kosovë.

You Might Also Like

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë: Ushtria pushtoi dy vende në jug të Ukrainës

Pas 265 vitesh Caffè Greco, fundi i një mënyre jetese

Stamboll: Evakuohet hoteli pasi tre turistë vdesin nga helmimi

Ambasadori izraelit në SHBA: Turqia nuk duhet të marrë avionë amerikanë F-35

Zelensky në Athinë – Programi dhe marrëveshja e gazit

TAGGED: #Bajram Begaj, #BE, #Kosova
Kosova Times February 14, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kina uron Putinin për fitoren në zgjedhje

Kosova Times Kosova Times March 18, 2024
Mbështetësit e Khanit organizojnë protesta mbarëkombëtare
Policia ndëshkon shoferin që shkaktoi kundërvajtje në Prishtinë
Fonseca: Dua të fitojë me Milanin, ne e dimë çfarë duam
Talibanët i arrestojnë dy gazetarë në Afganistan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?