By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!
August 8, 2025
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar
August 8, 2025
Femra për të cilën gjithë ishin çmendur, publikoi foto me rroba banje: Është e pabesueshme si duket në moshën 57 vjeç
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Euronews shkruan për sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë ushtarake
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Euronews shkruan për sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë ushtarake
Ballina 1Lajme

Euronews shkruan për sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë ushtarake

Kosova Times
Last updated: 2025/02/14 at 9:38 PM
Kosova Times Published February 14, 2025
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar procesi i transformimit të FSK-së në forcë me kapacitete ushtarake pritet të përfundojë në vitin 2028. Megjithatë, ky zhvillim ka hasur në kundërshtime të forta nga Serbia dhe ka nxitur diskutime brenda NATO-s dhe BE-së.

Në kontekstin e tensioneve të rritura në Ballkan dhe agresionit të Rusisë në Ukrainë, çështja e sigurisë së Kosovës ka marrë vëmendje të shtuar.

Euronews, shkruan se Kosova, si një shtet i ri me një popullsi prej rreth 1.6 milionë banorësh, vazhdon të mbështetet në praninë ndërkombëtare për mbrojtjen e saj, përfshirë misionet e KFOR-it dhe EULEX-i.

Transformimi i FSK-së nga një forcë e lehtë e sigurisë, e fokusuar në mbrojtjen civile dhe menaxhimin e krizave, në një ushtri me 5,000 trupa aktive dhe 3,000 rezervistë deri në vitin 2028, është një objektiv strategjik për qeverinë Kurti.

Sipas këtij mediumi, për këtë qëllim, Kosova ka nisur blerjen e dronëve Bayraktar nga Turqia, raketave anti-tank Javelin nga SHBA dhe helikopterëve Black Hawk. Po ashtu, planifikohet ndërtimi i një fabrike municionesh dhe një laboratori për dronë.

“Një nga shtyllat e shtetit, përveç territorit, popullsisë dhe qeverisë, është edhe forca ushtarake…Dhe ne nuk po bëjmë asgjë tjetër që nuk po bëjnë vendet e tjera. Në fakt, ne po jetojmë realitetin e kohës sonë ku vendet po konkurrojnë në militarizim”, tha në një intervistë për Euronews, ish-ministrja e Integrimit në BE, Mimoza Ahmetaj e cila gjithashtu shërbeu si ambasadore e Kosovës në Bruksel mes posteve të tjera diplomatike.

Në anën tjetër, NATO dhe Bashkimi Evropian kanë qenë të ndarë në lidhje me këtë proces.

Një zëdhënës i NATO-s tha për mediat se transformimi i FSK-së në ushtri duhet të bëhet në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare dhe në koordinim me aleatët.

“Ne e kuptojmë aspiratën e Kosovës për të zhvilluar një ushtri, por ky proces duhet të jetë pjesë e një dialogu më të gjerë dhe të ndodhë në harmoni me marrëveshjet ekzistuese”, deklaroi një zëdhënës i NATO-s, raporton Euronews.

Nga ana tjetër, disa vende të BE-së, si Gjermania dhe Britania e Madhe, kanë mbështetur fuqishëm Kosovën në këtë proces.

Ambasadori britanik në Prishtinë, Nicholas Abbott, tha:”Një forcë mbrojtëse funksionale është e rëndësishme për sigurinë e çdo shteti sovran. Mbështesim përpjekjet e Kosovës për të zhvilluar një ushtri të aftë për mbrojtje.”

Ndërkohë, pesë vende të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës (Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qipro) kanë qenë më skeptike, duke theksuar nevojën për më shumë dialog me Serbinë.

Ish-komandanti i FSK-së, gjeneral Kadri Kastrati, tha se Kosova duhet të ketë një ushtri funksionale për të garantuar mbrojtjen e saj.

“Ne nuk mund të mbetemi të varur përgjithmonë nga NATO. Kosova duhet të ketë një ushtri me 5,000 trupa aktive dhe 3,000 rezervistë për të mbrojtur sovranitetin e saj”, tha Kastrati.

Ai shtoi se Kosova tashmë po ndërton fabrikën e parë të municioneve dhe një laborator për zhvillimin e dronëve, për të forcuar industrinë vendore të mbrojtjes.

You Might Also Like

Një i ri lirohet, një tjetër ndalohet pas incidentit në festivalin në veri të qytetit të Mitrovices

BE: Përmbajuni vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjeni kompromis

Kurti kujton heroizmin e zjarrfikësit Osmanaj në përvjetorin e rënies

LVV: Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë norma të reja juridike

KQZ fton diasporën në takime për zgjedhjet nga 11 deri 29 gusht

TAGGED: #Euronews, #FSK, #Tranzicioni
Kosova Times February 14, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Amerika vuri veton në votën e Këshillit të Sigurimit për rezolutën e OKB-së

Kosova Times Kosova Times December 8, 2023
Konjufca: Kadare, enciklopedia më e plotë e identitetit shqiptar
Tajan shpreh mbështetjen për Kosovën në euro integrim
Pse nuk munden “Mirëdita, dobar dan” dhe Vidovdan?
Erik ten Hag: Lëndimet po e pengojnë suksesin e United
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?