By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump konfirmoi spekulimet: ‘Ne kemi armë që askush tjetër nuk i di!’
January 22, 2026
‘Përdorni ato lodra seksi, kanë ngrohje’: E fejuara e ish-ministrit të jashtëm ukrainas tronditi qytetarët duke ngrirë
January 22, 2026
Policia parandaloi një sulm ndaj aeroplanit privat të Kancelarit Merz
January 22, 2026
“Kjo është Spanja e vërtetë”: Një udhëtim në një nga fshatrat më të bukura që jeton siç jetonte 50 vjet më parë
January 22, 2026
Osmani: Familja Jashari nuk u dorëzua kurrë, Prekazi është altari i lirisë
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rrugëtimi i Kosovës pas pavarësisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rrugëtimi i Kosovës pas pavarësisë
Ballina 1Lajme

Rrugëtimi i Kosovës pas pavarësisë

Kosova Times
Last updated: 2025/02/16 at 8:53 PM
Kosova Times Published February 16, 2025
Share
SHARE

Me aleatët prapa vetes, Kosova ndër vite arriti të forcojë themelet e shtetësisë. Për 17 vjet, 117 shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, teksa vendi ka arritur që të bëhet edhe pjesë e disa prej organizatave ndërkombëtare. E përpjekjet drejt proceseve integruese po vazhdojnë edhe më tej.

Përpjekjet për liri 17 vjet më parë, u kurorëzuan me shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Rrugëtimi i popullit shqiptar deri në këtë datë u përcoll me sakrifica të shumta, e gjaku i shumë trimave u bë simbol i qëndresës heroike. Themelet e para të shtetit u vendosën, e u bënë edhe më të forta nga mbështetja e aleatëve të shtetit. 117 shtete i qëndruan prapa Kosovës e mbështetën krijimin e një shteti të pavarur.

Kosta Rika ishte shteti i parë që njohu pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt të 2008-ës.

Një ditë pas, njohjet nisën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Shqipëria, Turqia, Britania e Afganistani.

Dy ditë pas shpalljes së pavarësisë, numri i shteteve njohëse shkoi në 9-të me Australinë e Republikën e Senegalit.

Deri në fund të 2008-ës, 53 shtete gjithsej njohën Kosovën si shtet të pavarur. Numri i shteteve njohëse u rrit gjatë viteve pasuese. Shteti i fundit që njohu pavarësinë ishte Izraeli më 1 shkurt të 2021-ës.

Megjithatë në vitet e fundit pati ngecje në këtë drejtim, e këtu rol luajti edhe propaganda serbe. Gjatë gati dy dekadave, Kosova ndërmori hapa edhe rreth anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, ndonëse ende nuk i është dhënë drita e gjelbër nga BE, Këshilli i Evropës e NATO.

Mirëpo, vendi ka arritur të anëtarësohet në Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar, Federatën Ndërkombëtare të Futbollit, në Komitetin Olimpik, në Organizatën Botërore të Doganave e organizata te tjera.

Së fundmi, Kosova ka arritur edhe marrëveshjen për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore.

Një nga arritjet më të rëndësishme të vendit ishte edhe ai i janarit të 2024-ës, kur qytetarët nisën të udhëtojnë pa viza.

Kosova do të vazhdojë edhe më tej përpjekjet drejt proceseve integruese e thellimit të bashkëpunimit me aleatët ndërkombëtarë.

You Might Also Like

Osmani: Familja Jashari nuk u dorëzua kurrë, Prekazi është altari i lirisë

Rama: Anulova Davosin për kete arsye

Paraburgim ndaj të dyshuarit për tentim vrasjeje ndaj ish-bashkëshortes

Diplomohen 21 zjarrfikës të rinj, Sveçla:Po forcojmë kapacitetet e sigurisë

Osmani: Kur Amerika udhëheq, paqja është gjithmonë më e sigurt

TAGGED: #17 vjet shtet, #Kosova
Kosova Times February 16, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Kërkesë zyrtare dhe apelit publik për nderimin Shtetëror të Ambasador William Walker

Kosova Times Kosova Times July 11, 2025
AAK mban tryezë diskutimi për problematikat e kategorive të lirisë
Rama në Beograd: Zvarritja e formimit të Asociacionit, gabim strategjik
Përkujtohet 4-vjeçari në përvjetorin e vrasjes nga forcat serbe
Lajçak në Beograd, Vuçiq thotë se nuk e nënshkruan kapitullimin e Serbisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?