Nderimet pranë Lapidarit të dëshmorëve “Shokët e lirisë” në qendër të qytetit i kanë paraprirë aktiviteteve të shumta në Gjakovë, me rastin e kremtimit të 17 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Shumë qytetarë, bashkëluftëtarë të të rënëve dhe zyrtarë komunal kanë vendosur buqeta me lule.
Kryetari i komunës Ardian Gjini me këtë rast i ka uruar të gjithë bashkëqytetarët e tij në ditëlindjen e Republikës së Kosovës. “Kjo është një ditë e madhe për kombin tonë prandaj jemi këtu për të nderuar ata që janë më meritorë për ardhjen e saj”, ka thënë Gjini.
Edhe Avdyl Zeneli në emër të veteranëve të luftës i ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e kësaj feste.
Nderime pranë lapidarëve të lirisë janë bërë edhe nëpër komuna të tjera si në Pejë, Deçan dhe Junik.