By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
September 18, 2025
September 18, 2025
Jahjaga takon Barack Obamën në samitin global në SHBA
September 18, 2025
Dronët goditën një uzinë të Gazprom në Bashkortostan
September 18, 2025
Interfax: Kërkesa e Kozakut për dorëheqje është miratuar
September 18, 2025
Urdhër arresti i lëshuar për ish-yllin e Bayernit dhe Juventusit, klubi i ndërpret menjëherë kontratën
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Letër e hapur drejtuar fuqive të mëdha, veçanërisht z. Donald Trump
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Letër e hapur drejtuar fuqive të mëdha, veçanërisht z. Donald Trump
Opinion

Letër e hapur drejtuar fuqive të mëdha, veçanërisht z. Donald Trump

Kosova Times
Last updated: 2025/02/18 at 10:56 PM
Kosova Times Published February 18, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Hyzri SALIHU

I nderuar z. Trump,

Politika që po ndiqni në raport me Ukrainën na ngjall shqetësime të mëdha, duke na lënë të hamendësojmë se çfarë mund të na rezervojë e ardhmja.

Vendimi juaj për të zhvilluar bisedime me agresorin rus pa praninë e Ukrainës apo të fqinjëve të saj, krijon përshtypjen se territori dhe sovraniteti i një vendi mund të trajtohen si pronë personale, e jo si e drejtë e patjetërsueshme e një populli. Një qasje e tillë na shtyn të pyesim: ku mbeti miqësia dhe mbështetja për të drejtat e popujve? A ishte kjo miqësi e ndërtuar mbi parimet e mbrojtjes dhe solidaritetit, apo thjesht një pretekst për të diktuar fatet e kombeve të vogla?

Çfarë kuptimi ka të jesh një shtet i pavarur, me struktura politike dhe ushtarake, nëse një “mik” i fuqishëm vendos për fatin tënd pa të pyetur? A duhet të pranojmë që shtetet e vogla dhe të pafuqishme janë të destinuara të kalojnë nga një sundim në tjetrin?

A është kjo përsëritja e një modeli të vjetër, ku demokracia përdoret si një fasadë për kontroll dhe dominim? Nëse ky është drejtimi që po merr politika juaj, atëherë nuk mund të mos e krahasojmë këtë me vendimet historike që kanë rënduar mbi kombin tonë, siç ishte Kongresi i Berlinit. Duke qenë se edhe ne ndodhemi në një situatë të ngjashme me Ukrainën, me të njëjtën superfuqi si aleat, a duhet të kemi frikë se edhe për ne do të vendoset në mungesën tonë?

A do të lejohet copëtimi i mëtejshëm i trojeve tona, ashtu siç ndodhi më 1913?

Politika e përjashtimit që po ndiqni, duke nënvlerësuar popujt e vjetër të Evropës që i kanë dhënë botës kulturë, shkencë dhe urtësi, ngre një shqetësim të madh: a do të përjashtohemi edhe ne nga vendimmarrja për fatin tonë?

Për të mos u gjendur para një situate të parikuperueshme, është urgjente që politika jonë e brendshme, si dhe diaspora, veçanërisht ajo në SHBA, të rrisin trysninë për të siguruar që territori ynë të mos preket dhe të mos bëhet objekt i pazareve gjeopolitike.

Duhet të ndalet çdo përpjekje për shantazhe politike apo ekonomike në rajonin tonë, qoftë nga ju personalisht apo nga ata që veprojnë në emrin tuaj.

Duke qenë se Evropa sot përballet me sfida të shumta, ajo duhet të mbështesë përpjekjet tona për të mbrojtur tokat që na kanë mbetur pas copëtimit të vitit 1913. Fuqitë e mëdha si Britania, Gjermania, Austria dhe Franca kanë një borxh historik ndaj kombit tonë.

Është koha që ai të shlyhet përmes mbështetjes për formimin dhe konsolidimin e shtetit shqiptar në kufijtë e tij natyralë.

Ne nuk kemi qenë kurrë kundër askujt; kush na ka ofruar miqësi, ia kemi kthyer me të njëjtën mirëbesim. Por tani, kërkojmë që miqësia të mos jetë një iluzion i përkohshëm, por një angazhim i sinqertë. Tani që proceset zgjedhore kanë përfunduar, të gjithë të zgjedhurit duhet të bashkohen në interesin e përbashkët kombëtar, ashtu siç u bashkuan në luftën e fundit. Na presin sfida të mëdha dhe të panjohura, dhe vetëm të bashkuar mund t’i tejkalojmë ato dhe të arrijmë atë që është e drejta jonë legjitime. Kanë kaluar mbi 112 vjet nga viti 1913 dhe ende nuk kemi arritur të rikthejmë territoret tona, përveç Kosovës. Prandaj, le të mos lejojmë që brezat e ardhshëm të kalojnë një shekull tjetër duke shpresuar dhe luftuar për atë që ne mund ta arrijmë tani. Të bashkojmë përpjekjet në politikën e jashtme dhe të forcojmë unitetin kombëtar, sepse vetëm kështu mund të sigurojmë të ardhmen tonë.

You Might Also Like

Me këtë lloj çorbé opozitë, Edi Rama e ka të gjatë ‘mbretërimin’ politik!

Pse Kremlini po këmbëngul që Ukraina të mbajë zgjedhje?

Evropa duhet ta ndryshojë shpejt strategjinë ndaj Ukrainës

Protestimi në Hagë dhe imazhi i Kosovës

Kosova nuk mund të fajësohet për dështimet e politikës së jashtme amerikane

TAGGED: #Hyzri Salihu
Kosova Times February 18, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Suksesi historik i aviacionit turk: ​​Bayraktar kreu me sukses një ulje autonome në një transportues dron

Kosova Times Kosova Times November 19, 2024
Hapet Ambasada e Kosovës në Malajzi; Osmani: Një dritare e re për vendin
Nga sot, prindërit mund të aplikojnë për subvencionim të librave
Osmani: Qëndrojmë me Ukrainën, e dimë sa i lartë është çmimi i lirisë
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?