By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 nëntor 2025
November 23, 2025
Konsultimet e Gjenevës dhe shqetësimet e evropianëve
November 22, 2025
Dokumentar video i grupit që vidhte rroba nga dyqanet në Atikë dhe i shiste në Shqipëri
November 22, 2025
Më shumë se 50,000 francezë protestuan kundër dhunës ndaj grave: Numri i rasteve të femicideve u rrit me 11 përqind
November 22, 2025
Grupi më i madh mediatik i krahut të djathtë në Britaninë e Madhe po krijohet: The Daily Mail blen The Telegraph
November 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti është thirrur si dëshmitar! Gjykata e Prishtinës e konfirmon: Kemi marrë kërkesë nga Prokuroria që të paraqitet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti është thirrur si dëshmitar! Gjykata e Prishtinës e konfirmon: Kemi marrë kërkesë nga Prokuroria që të paraqitet
Lajme

Kurti është thirrur si dëshmitar! Gjykata e Prishtinës e konfirmon: Kemi marrë kërkesë nga Prokuroria që të paraqitet

Kosova Times
Last updated: 2025/02/19 at 11:06 AM
Kosova Times Published February 19, 2025
Share
SHARE

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dërguar kërkesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës për të urdhëruar paraqitjen e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit si dëshmitarë për rastin e rezervave shtetërore.

Mësohet se kërkesa është dërguar javën e shkuar derisa, Departamenti Special i Gjykatës Themelore konfirmon pranimin e kërkesës dhe thotë se është duke e shqyrtuar.

“Konfirmojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka pranuar kërkesën në fjalë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e njëjta është duke u shqyrtuar nga gjykata“, thuhet në përgjigjen e themelores.

Kurti është ftuar si dëshmitar në dhjetor të vitit të shkuar për t’u paraqitur në hapësirat e Prokurorisë Speciale për të dhënë dëshminë e tij më 16 dhjetor për rastin e keqpërdorimit me rezervat shtetërore.

Kryeministri i Kosovës nuk u paraqit në këtë datë pasi ndodhej jashtë vendit.

Në ndërkohë që refuzoi të paraqitej para hetuesve duke thënë se dëshminë mund ta japë nga zyra e tij në kryeministri.

“Unë guxoj t’ju them s’po vij. Ta shohim tash a guxojnë ata të vijnë“, ishte përgjigjur Kurti, që mes tjerash aludonte se kishte pasur zyrtar qeveritar që ishin intervistuar në kryeministri më herët.

Këtë gjë e kishte mohuar kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, duke thënë që nuk ka njohuri.

Kjo bëri që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ta cilësonte Isufajn edhe si regjisor të një skenari ku kryeministri i vendit shfaqej duke hyrë brenda objektit të Prokurorisë Speciale për intervistim.

Nëse edhe këtë herë, shefi i ekzekutivit në Kosovës refuzon të shkojë për të dhënë dëshminë e tij, ai mund të gjobitet deri në 250 euro.

Në ndërkohë, mund të bëhet edhe një ftesë tjetër për të, në rast të refuzimit edhe për këtë, Kurti mund të paraburgoset.

Kreu i Qeverisë së Kosovës është i ftuar si dëshmitar, derisa si të dyshuar për rastin e keqpërdorimit me rezervat shtetërore janë Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, zyrtarët e kësaj ministrie, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara dhe afaristi Ridvan Muharremi.

You Might Also Like

Eurodeputeti Reuten kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Berisha, zv/president i Unionit ndërkombëtar të partive të djathta në botë

Pesë shoferë ndëshkohen për kundërvajtje në trafik në rajonin e Ferizajt

Dy milionë euro paga për një Kuvend pa asnjë vendim

Ligji për Konfiskim të Pasurisë, pret aktgjykimin e Kushtetueses

Kosova Times February 19, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Lazio-Sarri, drejt “divorcit”

Kosova Times Kosova Times March 7, 2024
Trepça e mposht Yllin, ia prish serinë prej 15 ndeshjeve rresht me fitore
PSG ndalet në shtëpi nga Bresti
Pacolli tregon për festën në Mar a Lago për nder të presidentit të zgjedhur, Donald Trump
Syzet e Edi Ramës dhe guri në Lumë!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?