By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kiev, Kellogg takim me Zelenskin, anulohet konferenca e përbashkët për shtyp
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kiev, Kellogg takim me Zelenskin, anulohet konferenca e përbashkët për shtyp
Ballina 2Rajon / Botë

Kiev, Kellogg takim me Zelenskin, anulohet konferenca e përbashkët për shtyp

Kosova Times
Last updated: 2025/02/20 at 10:47 PM
Kosova Times Published February 20, 2025
Share
SHARE

I dërguari i Presidentit amerikan Donald Trump për konfliktin në Ukrainë, Keith Kellogg u takua të enjten në Kiev me Presidentin Volodymyr Zelensky. Pas takimit dy zyrtarët e lartë pritej të mbanin një konferencë të përbashkët për shtyp, por pala ukrainase tha se amerikanët kërkuan që ajo të anulohej.

Duke iu referuar takimit, në një postim në median sociale Zelensky tha se Ukraina ishte e gatshme të punonte me shpejt dhe pa u lodhur, për të arritur një marrëveshje të fortë dhe të dobishme mbi investimet dhe sigurinë, me Shtetet e Bashkuara.

“Ne duhet dhe mund të sigurojmë që paqja të jetë e fortë dhe e qëndrueshme – në mënyrë që Rusia të mos na sulmojë më ”, shkruante Zelensky në rrjetin social X pas takimit me të dërguarin e SHBA-ve për Ukrainën dhe Rusinë.

I dërguari i Trumpit për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg tha të mërkurën, përpara takimit me zotin Zelensky, se ai po shkonte në Kiev për të dëgjuar.

Presidenti Donald Trump po kërkon një fund të shpejtë të luftës në Ukrainë, ai kërkon gjithashtu të rivendosë lidhjet me Rusinë, si dhe të investojë në burimet minerare të Ukrainës.

Së fundmi Ukraina hodhi poshtë një plan fillestar të SHBA-së mbi mineralet, duke thënë se ai nuk përfshinte garanci sigurie për Kievin.

Por sot Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë Mike Waltz tha se Ukraina duhet të ndalë kritikat ndaj Shteteve të Bashkuara dhe të pajtohet me marrëveshjen mbi mineralet.

“Ata duhet ta zbusin qëndrimin dhe ta nënshkruajnë marrëveshjen”, tha Walts për rrjetin televiziv ‘Fox News’.

Marrëdhëniet mes dy vendeve u përkeqësuan ndërsa dy udhëheqësit, e SHBA-ve dhe Ukrainës, hodhën akuza në drejtim të njëri-tjetrit.

Edhe pse të mërkurën Zelensky ofroi një ton pajtues gjatë një fjalimi drejtuar kombit, pasi e kishte akuzuar Presidentit Trump se po përsëriste dezinformatat ruse, tensionet vijuan të jetë të larta.

Presidenti Trump vazhdoi t’i referohej Zelenskit si një “diktator të pazgjedhur” që duhet të veprojë me shpejtësi ose rrezikon të humbasë Ukrainën.

Presidenti amerikan Trump po nxit arritjen sa më parë të një marrëveshje paqeje në Ukrainë, gjë ka alarmuar aleatët evropianë të Uashingtonit, të cilët shprehën shqetësimin që u lanë jashtë bisedimeve fillestare me Rusinë.

Por Nënpresidenti JD Vance tha të enjten se ai besonte se fundi i konfliktit ishte afër dhe se lufta nuk mund të ndalohej pa biseduar me Rusinë.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

TAGGED: #Keith Kellogg, #Volodymyr Zelensky
Kosova Times February 20, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Guardian: Roman Abramovich tërhoqi 4 miliardë dollarë para luftës

Kosova Times Kosova Times January 6, 2023
Në Cërnushës do bëhet përurimi i tri shkronjave emblemë të UÇK-së
Përdhunoi 34-vjeçaren greke në stacionin e autobusit dhe u arratis drejt Shqipërisë
Qeveria Çeke dëbon gazetarin për ‘bashkëpunim’ me inteligjencën ruse
Kryeministri Kurti dhe krerët e KShC si dhe AKA diskutuan mbi ngritjen e cilësisë në arsim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?