By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Eurostat publikon çmimet e ushqimeve në Evropë. Ku janë më të shtrenjtat dhe ku më të lira?
December 15, 2025
SHBA: I dyshuari i arrestuar për masakrën e Brown lirohet – Ku po shkojnë hetimet?
December 15, 2025
Kërcënimi i Rusisë është “agresiv”: Çfarë thotë kreu i ri i MI6
December 15, 2025
(VIDEO) Momenti i rënies se aeroplanit më të madh të transportit ushtarak rus: U nda përgjysmë në ajër
December 15, 2025
41 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Numri i vetëvrasjeve në Shqipëri mbetet i lartë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Numri i vetëvrasjeve në Shqipëri mbetet i lartë
Ballina 2Rajon / Botë

Numri i vetëvrasjeve në Shqipëri mbetet i lartë

Kosova Times
Last updated: 2025/02/20 at 3:46 PM
Kosova Times Published February 20, 2025
Share
SHARE

Sipas njoftimeve zyrtare të paktën gjashtë raste vetëvrasjesh janë shënuar vetëm këtë muaj në Shqipëri, duke rritur shqetësimet e opinionit publik mbi përmasat e kësaj dukurie.

Vetëvrasja e një nxënëseje 16-vjeçare në Gjirokastër, e një nëne 28 vjeçare në Elbasan, e një polici në Tiranë, e një të riu në Shkodër, e një 63 vjeçari në Tiranë dhe e një 28 vjeçi në Vlorë po hetohen nga organet e Prokurorisë.

Në një përgjigje për Zërin e Amerikës, Instituti shqiptar i Statistikave referoi të dhënat e vetëvrasjeve në Shqipëri në pesë vitet e fundit ku vihet re një rritje e vetëvrasjeve në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023, ndërsa vitet 2020 dhe 2021 dallohen për numrin e lartë të vetëvrasjeve edhe prej situatës së “COVID 19”.

Sipas Instat në vitin 2024 në Shqipëri u shënuan 112 raste vetëvrasjesh dhe 92 raste tentativë për vetëvrasje, ndërkohë që në vitin 2023 ishin shënuar 98 raste vetëvrasjesh dhe 79 raste në tentativë dhe në vitin 2022 ishin shënuar 81 vetëvrasje dhe 81 raste në tentativë.

Gjatë vitit 2021 u shënuan 141 raste vetëvrasjesh dhe 125 raste në tentativë, ndërkohë që në vitin 2020 u shënuan 156 raste dhe 129 të mbetura në tentativë.

Kjo periudhë përkon me pandeminë e Covid-19, e cila rriti në Shqipëri si në gjithë botën, numrin e vdekjeve dhe edhe numrin e vetëvrasjeve.

Të dhënat mbi vetëvrasjet apo përpjekjet për vetëvrasje të Institutit shqiptar të Statistikave i referohen Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Statistikave të Krimeve dhe Drejtësisë Penale.

Ndërkohë , të dhënat e përpunuara nga regjistri i gjendjes civile flasin për një numër më të lartë të vetëvrasjeve në vend, të cilat duket se nuk janë raportuar në organet e rendit apo të drejtësisë

Sipas këtyre të dhënave të mbledhura nga Instat pranë zyrave të gjendjes civile në gjithë Shqipërinë në vitin 2023 shënohen 180 vetëvrasje si shkak i vdekjes , në vitin 2022 shënohen 193 vetëvrasje, në vitin 2021 shënohen 218 dhe në vitin 2020 shënohen 215 vetëvrasje.

Numrin më të lartë të vetëvrasjeve në vitin 2023 e zë grup-mosha 45-64 vjeç me 80 vetëvrasje, e ndjekur nga grupmosha 65-79 vjeç me 47 raste të vetëvrasjes dhe më pas renditet grupmosha 20-44 vjeç, me 36 vetëvrasje .

Ndërkohë vetëvrasjet në një numër të lartë shënohen edhe për grupmoshën 15- 29 vjeç, ku janë regjistruar 15 raste vetëvrasjesh, ndërkohë që në grupmoshën nën 14 vjeç janë shënuar 2 raste vetëvrasjesh.

Psikologët dhe ekspertët e shëndetit mendor identifikojnë disa arsye që lidhen me rritjen e rasteve të vetëvrasjeve në Shqipëri apo rastet mbetur në tentativë.

Këto arsye sipas tyre lidhen me problemet ekonomike , stresin dhe ankthin, tensionet në marrëdhëniet familjare, çrregullime të shëndetit mendor, ndikimin e alkoolit dhe drogës apo bullizimit dhe mungesës së mbështetjes sociale.

You Might Also Like

SHBA: I dyshuari i arrestuar për masakrën e Brown lirohet – Ku po shkojnë hetimet?

Kërcënimi i Rusisë është “agresiv”: Çfarë thotë kreu i ri i MI6

(VIDEO) Momenti i rënies se aeroplanit më të madh të transportit ushtarak rus: U nda përgjysmë në ajër

Ukrainasit sulmuan Moskën me dronë

Harta e publikuar tregon se sa vende të BE-së kanë pritur refugjatë nga Ukraina

TAGGED: #INSTAT, #Shqipëri, #Vetëvrasjet
Kosova Times February 20, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Kuzhina shqiptare në fund të listës. Turizmi shqiptarë ka nevojë për brendet e tyre ushqimore

Kosova Times Kosova Times December 12, 2024
Kurti takon Von der Leyen, temë përfitimet e Kosovën nga BE-ja
Shpërthime në Kiev: Raketat godasin qytetin, një kolonë tymi ngrihet në lindje
Lajçak: Me Bislimin e Petkoviqin ramë dakord për një sërë hapash
Vritet në sy të djalit të tij 11-vjeçar për një borxh prej 5 mijë eurosh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?