By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Këto janë qytetet më të ndyra në botë
December 2, 2025
Njerëzit e Trump në takim me Putinin, Zelensky bën akuza nga Dublini: ‘Rusët po zhvillojnë një fushatë dezinformimi’
December 2, 2025
Këto janë itineraret e reja që duhet të përshkoni në Evropë në vitin 2026
December 2, 2025
Prezantohet profili i Planit Zhvillimor Komunal të Ferizajt
December 2, 2025
Guvernatori Ismaili takoi Ambasadorin e Irlandës, Ragnar Almqvist
December 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rutte: Garancitë e sigurisë për Ukrainën kërkojnë mbështetjen e SHBA-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Rutte: Garancitë e sigurisë për Ukrainën kërkojnë mbështetjen e SHBA-së
Ballina 2Rajon / Botë

Rutte: Garancitë e sigurisë për Ukrainën kërkojnë mbështetjen e SHBA-së

Kosova Times
Last updated: 2025/02/20 at 6:49 PM
Kosova Times Published February 20, 2025
Share
SHARE

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, tha se çdo garanci evropiane e sigurisë për Ukrainën, nën një marrëveshje të mundshme të paqes me Rusinë, do të duhet të mbështetet nga Shtetet e Bashkuara.

“Garancitë e forta të sigurisë, nëse ofrohen nga shtetet evropiane, kërkojnë mbështetjen nga SHBA-ja, jo me trupa në terren, por ne ende kemi nevojë për një mbështetje të përgjithshme nga SHBA-ja për t’u siguruar që atje të ketë parandalim”, tha Rutte gjatë vizitës në Sllovaki më 20 shkurt.

Mbështetësit evropianë të Kievit po tentojnë të krijojnë një plan, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, shmangu aleatët e Uashingtonit dhe nisi përpjekjet me Moskën për t’i dhënë fund luftës që ka nisur më 2022.

Britania ka thënë se mund të dislokojë trupa në Ukrainë nëse është e nevojshme që të sigurohet një paqe e qëndrueshme, por Londra ka insistuar se SHBA-ja do të duhet të ofrojë mbështetje.

Mediat britanike kanë raportuar se Britania dhe Franca po punojnë që të propozojnë dërgimin “një force sigurie” me 30.000 ushtarë në Ukrainë, nëse Uashingtoni do të angazhohej që të ofrojë mbulim ajror nga një vend fqinj.

Rutte nuk dha detaje mbi planet që po hartohen, por tha se SHBA-ja “ka disa aftësi të veçanta… të nevojshme për t’ua bërë të mundur shteteve evropiane që të ndihmojnë”.

Ukraina insiston se i duhen garanci në çdo marrëveshje, në mënyrë që të sigurohet që Rusia të mos jetë në gjendje ta sulmojë sërish.

“Është vitale që çdo marrëveshje që do të arrihet të sjellë një paqe të qëndrueshme dhe që Rusia mos të tentojë më kurrë të marrë nën kontroll asnjë kilometër katror të tokës ukrainase”, tha Rutte.

“Përderisa ka shumë gjëra për të cilat duhet të vendoset, nuk ka dyshim që Evropa ka një rol vital për të luajtur për të siguruar paqen në Ukrainë”.

Administrata e Trumpit e ka bërë të qartë se nuk planifikon të dërgojë trupa në Ukrainë, nën çfarëdo marrëveshje të paqes.

Në vend të kësaj, administrata amerikane ka thënë se Evropa duhet të bëjë pjesën e saj që çdo marrëveshje që do të arrihet nën ndërmjetësimin e Uashingtonit të zbatohet.

You Might Also Like

Njerëzit e Trump në takim me Putinin, Zelensky bën akuza nga Dublini: ‘Rusët po zhvillojnë një fushatë dezinformimi’

Federica Mogherini është arrestuar dhe hetuar për korrupsion.

Kundërzbulimi ukrainas arreston një britanik të dyshuar si agjent rus

Ministri i Jashtëm kinez mbërriti në Moskë në të njëjtën kohë me Wittkoff

Shpërthime dhe zjarr në Çeçeni, dronët godasin selitë e FSB-së dhe Akhmatit

TAGGED: #Mark Rutte, #NATO, #ShBA, Ukraina
Kosova Times February 20, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ndahet nga jeta aktori kosovar Lulzim Rexha

Kosova Times Kosova Times February 27, 2025
HOTI: E dorëzuam mandatin me rritje ekonomike e që nga atëherë trendi i rritjes ekonomike është në rënie
Haradinaj: Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, u mbuluan me lavdi të përjetshme
Rusia përsëriti sulmin taktik bërthamor pas sulmit me dron në Kremlin
Aksident në autostradën Fier-Vlorë, plagosen 4 pjestarë të një familjeje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?