By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dimiq: Urime Kryeministrit Albin Kurti
December 31, 2025
Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
December 31, 2025
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit
December 31, 2025
Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova
December 31, 2025
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rutte: Nuk presim vendime dramatike nga SHBA për Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rutte: Nuk presim vendime dramatike nga SHBA për Kosovën
Ballina 1Lajme

Rutte: Nuk presim vendime dramatike nga SHBA për Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2025/02/20 at 7:21 PM
Kosova Times Published February 20, 2025
Share
SHARE

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, shpreson se nuk do të ketë “vendime dramatike” sa i përket politikës amerikane në Kosovë dhe rajon.

“Më lejoni të jem krejtësisht i qartë. Nga krejt çka unë po kuptoj nga sistemi amerikan, është se ata janë plotësisht të përkushtuar ndaj NATO-s dhe angazhimeve aktuale. Por, le të shohim se çfarë do të ndodhë. Ne gjithmonë mund të kemi ndryshime të politikave ose adaptime të vogla që mund të ndodhin gjithmonë. Sllovakët, Holandezët dhe të tjerët po e bëjnë këtë. Por nuk kam arsye të besoj se do të ketë vendime dramatike,” ka thënë Rutte duke u përgjigjur në pyetjen nëse i frikësohet ndryshimeve të politikës amerikane, sidomos sa i përket trupave të SHBA-së që janë në kuadër të KFOR-it.

Këto cilësime sekretari i përgjithshëm i aleancës i nxori gjatë një bashkëbisedimi me studentë në Universitetin Comenius në Bratisllavë të Sllovakisë.

Njëri nga udhëheqësit e organizatës më të madhe ushtarake në botë ka nënvizuar rëndësinë që vëmendja e perëndimit të jetë e fokusuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor, sepse kjo është në interes të gjithë NATO-s.

“Sigurisht, ne e dimë se ka disa çështje që duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të kemi fokusin tek marrëdhëniet në rajon. Ne po përpiqemi të ruajmë stabilitetin. Dhe kjo është shumë e rëndësishme sepse është një rajon që ka një histori të jostabilitetit. Fatmirësisht, tani për shumë vite, kemi një stabilitet të qëndrueshëm në atë pjesë të Evropës, në Ballkanin Perëndimor, dhe ne duhet ta ruajmë atë,” ka vlerësuar Mark Rutte.

Duke iu referuar zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë, njeriu i parë i NATO-s ka thënë se ndonëse nuk ka përfunduar numërimi i votave, duket se do të nevojitet të formohet një qeveri koalicioni.

Formimi i koalicioneve, sipas tij, është pjesë e procesit normal politik e demokratik.

You Might Also Like

Dimiq: Urime Kryeministrit Albin Kurti

Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit

Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri

TAGGED: #Kosova, #Mark Rutte, #NATO, #ShBA-ja
Kosova Times February 20, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Krasniqi: Vizioni i Rugovës për orientimin euro-atlantik të Kosovës duhet vlerësuar gjithmonë

Kosova Times Kosova Times January 21, 2024
Putin thotë se familja është ‘e rëndësishme’ pasi dërgoi një milion rusë në luftë
Kush e bëri dasmën më të mirë!?
Rusia u tërhoq nga Traktati për Forcat e Armatosura Konvencionale në Evropë
Mitsotakis në ministri: Paga minimale 950 euro dhe pa ulje nga 2027
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?