By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Treni i natës për në Siçili: Treni i fundit evropian që “hip” me traget
November 1, 2025
Zgjerimi i paketave turistike rrit kohëqëndrimin e turistëve në Berat, interes për turizmin natyror e të aventurës
November 1, 2025
Tërheqja ushtarake amerikane: A është e sigurt krahu lindor i NATO-s?
November 1, 2025
Ukraina shkatërron tre linja të tubacionit strategjik rus në rajonin e Moskës
November 1, 2025
Reuters: Ukraina dërgoi një grup forcash speciale për të luftuar në Pokrovsk
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Politikanët ukrainas i sillen rrotull “karriges elektrike” presidenciale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Politikanët ukrainas i sillen rrotull “karriges elektrike” presidenciale
Ballina 2Rajon / Botë

Politikanët ukrainas i sillen rrotull “karriges elektrike” presidenciale

Kosova Times
Last updated: 2025/02/22 at 10:18 AM
Kosova Times Published February 22, 2025
Share
SHARE

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është përshkruar si “diktator, pa zgjedhje”, mirëpo rivalët e tij veçse kanë nisur të lëvizin rrotull pozitës së tij, teksa pritshmëritë rriten për një proces zgjedhor që mund të zhvillohet më vonë gjatë këtij viti.

Kritika e presidentit amerikan, Donald Trump e ka prekur Zelenskyn në pikë të dobët.

Zgjedhjet presidenciale në Ukrainë do të duhej të mbaheshin në mars dhe prill të vitit 2024.

Megjithatë, ato nuk janë mbajtur – për shkak të luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë, më 2022. Kushtetuta e Ukrainës ndalon mbajtjen e zgjedhjeve në gjendje lufte, e cila është shpallur nga Kievi vetëm një ditë pas nisjes së luftës nga Kremlini.

Ekzistojnë disa shqetësime të mëdha për sigurinë. Qendrat e votimit të mbushura me njerëz do të mund të ktheheshin në shënjestra potenciale për ushtrinë ruse, e cila vazhdimisht ka sulmuar civilët dhe infrastrukturë civile, përfshirë shkollat, spitalet dhe ndërtesat qeveritare.

Shërbimi ukrainas i Radios Evropa e Lirë ka raportuar se Kievi ka qenë kundër idesë së zgjedhjeve, kur ka nisur të debatohet për të më 20 shkurt.

“Ne kemi territor të pushtuar nga rusët, ku njerëzit nuk do të mund të votojnë dhe nuk do të mund të bëjnë zgjedhjen e tyre”, ka thënë një grua.

“Kush mund të mbajë fushatë në kohë lufte?”, ka thënë një tjetër.

Të njëjtën ditë, rreth 130 grupe ukrainase të shoqërisë civile kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët duke folur për pamundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në situatën aktuale.

“Vetëm pas përfundimit të luftës dhe arritjes së paqes stabile do të jetë e mundshme të organizohen zgjedhje të lira, të drejta, demokratike dhe të qasshme për të gjithë”, kanë shkruar ata.

Pavarësisht kësaj, figurat që synojnë pozitën e presidentit, kanë nisur t’i bëjnë disa lëvizje me kujdes të shtuar. Ka pritje që këtë vit mund të arrihet armëpushim apo ndonjë marrëveshje për paqe, çka do ta bënte të mundshëm organizimin e zgjedhjeve brenda muajsh.

Ish-presidenti, Petro Poroshenko e ka përmendur një datë – 26 tetor – e cila, sipas tij, ka rrjedhur nga zyra e Zelenskyt, si mundësi kur mund të organizohet procesi.

“Sipas Kushtetutës, zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen në fund të vitit, ndonëse ato do të duhej të mbaheshin dy vjet më parë. Në fund të tetorit, ne do të duhej të kishim zgjedhje lokale”, ka thënë ai.

Zyrtarët afër Zelenskyt e kanë hedhur poshtë mundësinë për zgjedhje më 26 tetor.

Presidenti ka thënë se zgjedhjet do të mund të mbahen këtë vit, nëse shfuqizohet gjendja e luftës, diçka që mund të ndodh vetëm nëse ndalen luftimet.

Figurat pro-ruse veçse kanë nisur të aktivizohen. Yuriy Boyko, që pati dalë i katërti në zgjedhjet e vitit 2019, e ka nisur qysh në dhjetor një fushatë në TikTok, duke i dhënë zë narrativit të Kremlinit.

Sergey Lagondinsky, anëtar i Parlamentit Evropian nga radhët e Partisë së Gjelbër të Gjermanisë, por i cili është rritur në Rusi në periudhën sovjetike, ka thënë se “[presidenti rus, Vladimir] Putin, e urren Zelenskyn, sepse ai ia ka prishur planet për të nënshtruar Ukrainën. Ai ëndërron për zgjedhjen e një kandidati pro-rus pas përfundimit të luftës”.

Shumë analistë besojnë se synimi për të instaluar një Qeveri kukull pro-Kremlinit është pak i realizueshëm, marrë parasysh tre vjetët e luftës, si pasojë e së cilës forcat ruse kanë vrarë qindra mijëra ushtarë dhe civilë ukrainas.

Megjithatë, kur zgjedhjet të vijnë, procesi do të jetë brutal.

“Të gjithë do të jenë duke akuzuar njëri-tjetrin, duke e mbajtur fajtor për periudhën e nisjes së luftës”, ka thënë Oleh Saakyan, bashkëthemelues i Platformës Kombëtare për Qëndrueshmëri dhe Kohezion, organizatë e shoqërisë civile.

Duke folur për televizionin Current Time, ai ka parashikuar betejë “të veteranëve kundër veteranëve, ushtarëve kundër ushtarëve”.

“Ulësja e presidentit momentalisht është një karrige elektrike”, ka thënë ai.

Konkurrenti më real i Zelenskyt nuk ka bërë ende ndonjë deklarim publik. Në fakt, ai as nuk ka thënë se synon të garojë për këtë pozitë.

Megjithatë, ish-komandanti i përgjithshëm i ushtrisë, Valeriy Zaluzhniy, besohet se është i gatshëm t’i hyjë kësaj rruge, ndonëse tani është ambasador i Ukrainës në Londër.

Sondazhet e opinionit publik e nxjerrin atë në krye të listës.

Prapëseprapë, shumë gjëra do të mund të ndodhin deri në ditën e zgjedhjeve.

Shumëçka do të varet edhe nga lloji i marrëveshjes diplomatike që mund të vuloset – nëse do të ketë të tillë – për t’i hequr armët nga duart.

You Might Also Like

Tërheqja ushtarake amerikane: A është e sigurt krahu lindor i NATO-s?

Ukraina shkatërron tre linja të tubacionit strategjik rus në rajonin e Moskës

Reuters: Ukraina dërgoi një grup forcash speciale për të luftuar në Pokrovsk

Mesazhi i ministrit të jashtëm spanjoll dhe njohja që bëri jehonë në Meksikë

Kaos i plotë në Tanzani pas zgjedhjeve: Luftë midis qytetarëve dhe ushtrisë, më shumë se 700 të vrarë

TAGGED: #Ukrainë, #Volodymyr Zelensky
Kosova Times February 22, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Arrestohen dy të dyshuar në Viti, iu gjetën 82 qese marihuanë

Kosova Times Kosova Times August 31, 2023
Mundesia për të udhëtuar nëpër Evropë falas me tren ata te moshes 18 vjeçar
Presidenti i Rumanisë i hyn garës për pozitën e shefit të NATO-s
Qytetarët ankohen për ngritje të çmimeve të produkteve ushqimore
Shtohen normat e kredive
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?