By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 27 janar 2026
January 27, 2026
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negociata
January 26, 2026
Shpallen qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në botë. Ku eshte Prishtina?
January 26, 2026
Super të pasurie e Rusisë kritikohen për festën luksoze në Alpet Franceze
January 26, 2026
Skandali seksual trondit qeverinë malazeze: Publikohen regjistrime intime të një punonjësi të ministrisë së shtetit
January 26, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Profesorë ndërkombëtarë pritet të ndihmojnë UP-në në vlerësim meritor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Profesorë ndërkombëtarë pritet të ndihmojnë UP-në në vlerësim meritor
Lajme

Profesorë ndërkombëtarë pritet të ndihmojnë UP-në në vlerësim meritor

Kosova Times
Last updated: 2025/02/22 at 12:53 PM
Kosova Times Published February 22, 2025
Share
SHARE

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të 3 marsit që do të mbajë Senati i Universitetit të Prishtinës, do të shqyrtohet mundësia e themelimit të një komisioni të përbërë nga profesorë me integritet të lartë akademik, me detyrën për të vendosur rreth pozitës së një profesori në Fakultetin Filozofik. Për këtë u pajtuan seantorët në takimin fundit që patën.

Këtu, sipas UP-së, bëhet fjalë për njërën nga pozitat e profesorit asistent në konkursin e 31 majit të vitit 2023 për të cilën kishin konkurruar gjashtë persona.

“Komisioni, pritet të ketë anëtarë nga Universiteti i Prishtinës dhe universitetet prestigjioze nga Britania e Madhe dhe nga Austria”, njofton UP-ja.

Për katër pozita të këtij konkursi, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit kishte konstatuar konflikt interesi, ndërsa Senati në mbledhjen e 27 nëntorit 2024 pati shfuqizuar avancimet deri në pikën ku nuk ekzistonte ky konflikt.

“Në lidhje me Komisionin për shqyrtimin e ngritjeve akademike të rektorëve prej vitit 1999 e deri më sot, e që ende janë në marrëdhënie pune me UP-në, Senati u njoftua që ekspertëve ndërkombëtarë do u dërgohen ftesat për të qenë anëtarë të tij. Komisioni ishte propozuar në mbledhjen e 27 nëntorit 2024”, thuhet në njoftimin e UP-së.

Në këtë takim të fundit ndër të tjera, Senati ka miratuar njëzëri Rregulloren e përgjithshme për studimet e doktoratës dhe shqyrtoi e miratoi propozimet e njësive akademike për studimet e këtij niveli, sipas rekomandimeve nga Këshilli Qendror i Studimeve të Doktoratës. U miratuan gjithashtu edhe emrat e tre mentorëve të temave të doktoratës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Nagavci: Procesi i zgjedhjes së drejtorit të IAK-së ishte i jashtëligjshëm

Kurti takon ambasadorin Hargreaves

Sistemi i ri të BE-së, transportuesit në Maqedoni bllokojnë pikat kufitare

Kurti përshëndet nxënësit e Kosovës për suksesin në Olimpiadën NEO në SHBA

Pas disa orëve ngujim minatorët dalin të sigurt nga miniera

TAGGED: #Profesorë ndërkombëtarë, #Universiteti i Prishtinës, #Vlerësim meritor
Kosova Times February 22, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Projekti i ri kombëtar i Rusisë përqendrohet në “pavdekshmërinë”

Kosova Times Kosova Times September 8, 2024
Horoskopi ditor për 8 tetor 2024
Avokati turk “i afërt” me Erdogan i dha 75 mijë euro partnerit të Eva Kailit
Joe Biden do të vijë në Evropë këtë muaj
Rusia dhe SHBA po diskutojnë përgatitjet për takimin Putin-Trump
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?