By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona
January 29, 2026
Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm
January 29, 2026
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë
January 29, 2026
Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit
January 29, 2026
Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeqyteti ende pa shtatoren e komandantit legjendar, Adem Jashari
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kryeqyteti ende pa shtatoren e komandantit legjendar, Adem Jashari
Ballina 1Lajme

Kryeqyteti ende pa shtatoren e komandantit legjendar, Adem Jashari

Kosova Times
Last updated: 2025/02/23 at 8:46 PM
Kosova Times Published February 23, 2025
Share
SHARE

Komuna e Prishtinës pritet të rishpallë konkurs për sheshin monumental për komandantin legjendar, Adem Jashari, pasi në konkursin e parë nuk u përzgjodh asnjë projekt fitues. Opozita kritikon Komunën për vonesa të paarsyeshme.

As në përvjetorin e 17-të të pavarësisë së Kosovës, kryeqyteti nuk arriti të bëhet me shtatoren e komandantit legjendar, Adem Jashari. Vitin e kaluar, ishte shpallur konkurs për sheshin monumental për komandantin legjendar. Nga ky konkurs u para kualifikuan pesë projekte si më të mirat, të cilat më pas u nxorën për një javë rresht në ekspozitë. Në një konferencë në janarin e sivjetmë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sqaroi për RTK se familja nuk e parë asnjë projekt që meriton të ec përpara, andaj tha se konkursi pritet të rihapet.

Konkursi pritet të shpallet përsëri në muajin tjetër, konfirmoi për RTK-në, drejtori i Transformimit në Prishtinë, Gëzim Kastrati. Ndër të tjera ai foli edhe për lokacionin.

“Tashmë edhe kemi përcaktuar një lokacion në mes të Kuvendit dhe pjesës historike të qytetit të Prishtinës që është i paraparë nënkalimi dhe ajo pjesë komlet do të quhet sheshi “Adem Jashari”. Ky konkurs pritet të hapet shpejt, muajin tjetër, e të kemi përsëri një konkurs ndërkombëtar. Shpresoj që tani do të dakordohemi edhe me familjen e do ta kemi një ide të pranueshme për sheshin dhe shtatoren e komandantit legjendar”, tha Kastrati.

Nga Vetëvendosje në Prishtinë, thonë se vonesat janë të paarsyeshme.

Feim Osmani, asamblist i VV-së në Prishtinë

“Komuna e Prishtinës i ka pasur në dispozicion të gjitha mjetet, e ka pasur vendimin e Kuvendt, i ka pasur mjetet financiare në dispozicion mjaftueshëm. Është votuar dy herë së paku buxhet që brenda tij e ka pasur të ndarë pjesën për shtatoren e heroit  legjendar. Ka pasur mundësi e njëjta të kalohet vitin e kaluar, të del thirrja tjetër, të mirret projekti tjetër që do të ishte i pranueshëm e shtatorja duhej të ndërtohej tashmë”, tha Feim Osmani, asamblist i VV-së në Prishtinë.

Komuna kishte planifikuar se sheshi do të shërbejë jo vetëm si një simbol i sakrificës së madhe, por edhe si një vend ku brezat e sotëm dhe të ardhshëm mund të mësojnë një prej kapitujve më të rëndësishëm në historinë e kombit tonë.

You Might Also Like

Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona

Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm

Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë

Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit

Mehaj kujton të rënët e Betejës së Rogovës së Hasit

Kosova Times February 23, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Peshkimi shpirtëror i Kremlinit

Kosova Times Kosova Times November 2, 2025
Pendarovski: Kurti mund të mbështesë kë të dojë në zgjedhjet e 8 majit
Haxhiu i reagon Mujës: Nuk e kanë për Ridin, por po frikësoheni për veti
Një poster “Putini është një kriminel lufte” ishte varur në murin e Kështjellës Narva
Të gjitha partitë të kënaqura me zgjdhje, por jo edhe pjesëmarje e vogël të qytetarëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?