By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dy trena dalin nga shinat në Andaluzi, duke lënë të paktën dy të vdekur dhe disa të plagosur
January 18, 2026
Bashkimi triumfon ndaj Rahovecit me 20 pikë diferencë
January 18, 2026
Kërkohet rinumërim i plotë dhe ndëshkim i deformuesve të votës
January 18, 2026
Trepça mban ritmin e fitoreve, mund Vëllaznimin me rezultat të ngushtë
January 18, 2026
Startup-i i Silicon Valley hap rezervimet për hotelin e parë në Hënë
January 18, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Papa bën thirrje për lutje teksa trajtohet në spital
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Papa bën thirrje për lutje teksa trajtohet në spital
Rajon / Botë

Papa bën thirrje për lutje teksa trajtohet në spital

Kosova Times
Last updated: 2025/02/23 at 4:16 PM
Kosova Times Published February 23, 2025
Share
SHARE

Papa Françesku u ka bërë thirrje katolikëve që të luten për të, teksa vazhdon të trajtohet në spital për pneumoni të dyfishtë.

Kreu i Selisë së Shenjtë nuk ka mundur t’i drejtojë lutjet tradicionale të së dielës për të dytën javë me radhë.

Mirëpo, përmes një mesazhi të shkruar në ditët e fundit, ai ka thënë se është duke vazhduar trajtimin “në vazhdimësi dhe bindshëm” në Spitalin Gemelli të Romës.

Ky mesazh vjen pasi Vatikani ka bërë të ditur të shtunën se gjendja e 88-vjeçarit vazhdon të jetë kritike.

Në mesazhin e së dielës, Papa i ka falënderuar mjekët dhe punëtorët shëndetësorë në spital, si dhe ata që i kanë uruar shëndet.

“Në ditët e fundit kam pranuar shumë mesazhe dashamirëse, dhe jam emocionuar sidomos nga vizatimet e fëmijëve”, ka shkruar ai.

“Faleminderit për afërsinë dhe për lutjet që kam pranuar prej gjithë botës dhe ju kërkoj të luteni për mua”.

Ai është shtruar në spital më 14 shkurt, pasi ka pasur vështirësi në frymëmarrje për disa ditë.

Ai është më i rrezikuar nga infektimi në mushkëri për shkak të infeksioni që ka pasur në rini, që ka rezultuar me heqjen e një pjesë të mushkërive në moshën 21-vjeçare.

Papa ka kërkuar që publiku të informohet për shëndetin e tij, prandaj Vatikani ka lëshuar njoftime në baza ditore.

Papa e ka shfrytëzuar mesazhin e tij të dielën edhe për të përmendur përvjetorin e tretë të luftës së Rusisë në Ukrainë – që shënohet të hënën – dhe u ka bërë thirrje të gjithëve që t’i kujtojnë viktimat e konflikteve të armatosura dhe të luten për “dhuratë paqeje në Palestinë, Izrael, në Lindje të Mesme, në Mianmar, në Republikën Demokratike të Kongos dhe Sudan”.

You Might Also Like

Dy trena dalin nga shinat në Andaluzi, duke lënë të paktën dy të vdekur dhe disa të plagosur

HRANA: Më shumë se 3,300 njerëz kanë vdekur gjatë protestave në Iran.

Bloomberg: Trump kërkon 1 miliard dollarë për një vend të përhershëm në Këshillin e Paqes

Frikë nga Trump apo veprim sipas planit? Ushtarët gjermanë mbërritën në Grenlandë të premten dhe u larguan nga ishulli sot

Kili shpall gjendje katastrofe, zjarret mbysin 16 persona dhe detyrojnë mijëra të largohen

TAGGED: #Papa Françesku
Kosova Times February 23, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Prokuroria e Shkupit kërkon paraburgim për Artan Grubin

Kosova Times Kosova Times December 17, 2024
BE: Qeveria e Kosovës ta respektojë ligjin për shpronësim në veri
Kryetarja e Parisit noton në lumin e Senës në prag të Olimpiadës
Sulmet hibride ruse po bëhen të shpeshta e agresive në Evropë
Për kë votuan rusët në vendet e Ballkanit Perëndimor?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?