By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Jep dorëheqjen tani, Doktor Berisha!
May 14, 2025
Rohde: Të sigurohet puna e papenguar e gjykatës
May 14, 2025
Përkujtohen masakrat në Qyshk, Zahaq, Pavlan e Llabjan, kërkohet drejtësi
May 14, 2025
Ekstradimi i kosovarit në SHBA, Haxhiu: Dëshmi e qartë për sundim të ligjit
May 14, 2025
Ambasada vlerëson “bashkëpunimin e shkëlqyer” me Kosovën për ekstradimin e Liridon Masuricës
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin
Ballina 2Turizëm

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Kosova Times
Last updated: 2025/02/23 at 3:11 PM
Kosova Times Published February 23, 2025
Share
SHARE

Rregullat e reja të tenderit për qiratë e plazheve, të cilat përfshijnë çmime tri herë më të larta, shkaktuan debate të ashpra midis qiramarrësve vendas dhe Qeverisë së Malit të Zi.

Të pakënaqur u shprehën edhe disa ministra, duke paralajmëruar se mund të largohen nga Qeveria.

Reagimet më të zëshme ishin në Ulqin – qytet në jug të Malit të Zi, i banuar me shumicë shqiptare.

Qiramarrësit ulqinakë besojnë se me çmimet e reja, është e pamundur të bëhet biznes, pasi ato do ta bëjnë më të shtrenjtë ofertën turistike.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, tha për Radion Evropa e Lirë më 17 shkurt se, për shkak të vendimit të Qeverisë, ministrat nga Forumi Shqiptar do ta rishqyrtojnë pjesëmarrjen e mëtejshme në Qeveri deri në fund të muajit.

Rregullat e reja për dhënien me qira të plazheve u miratuan nga Qeveria e kryeministrit malazez, Millojko Spajiq, me gjithë kundërshtimet e komunave bregdetare dhe pa u konsultuar me ekonomistët.

Ministri i Planifikimit Hapësinor, Urbanizmit dhe Pronës Shtetërore, Sllaven Radunoviq, nga Fronti Demokratik, tha se rregullat e reja do të vendosin rend në sektorin ku vendimet janë marrë nga “banditët”.

Ai tha se qiratë e plazheve në Ulqin, deri më tani, ishin sa gjysma e atyre reale.

Kjo u pasua me një protestë të tri shoqatave të qiramarrësve ulqinakë, më 14 shkurt.

Përfaqësuesit e tyre e cilësuan vendimin e Qeverisë si goditjen më të madhe ekonomike për qytetin.

Radunoviqit i bënë thirrje që të kërkojë falje për cilësimin e gjithë sektorit si “kriminal”.

Ata i mbështeti edhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Genc Nimanbegu.

Protesta e tri shoqatave të qiramarrësve në Ulqin, 14 shkurt 2025.
Protesta e tri shoqatave të qiramarrësve në Ulqin, 14 shkurt 2025.

Vija bregdetare prej rreth 300 kilometrash është një nga burimet më të vlefshme të Malit të Zi. Nga dhënia me qira e saj, ky shtet pret këtë vit nga 15 deri në 30 milionë euro.

Ajo menaxhohet nga ndërmarrja publike “Të mirat detare”, e cila në tenderin e shpallur më 16 shkurt, u mundësoi pjesëmarrje edhe personave ndaj të cilëve janë duke u zhvilluar procedura ligjore.

Ministri Radunoviq tha se një veprim i tillë “e respekton Kushtetutën dhe prezumimin e pafajësisë”.

Radunoviq: Situata gjysmëmafioze

Bregdeti malazez ka 563 plazhe qytetesh, 70 plazhe hotelesh dhe rreth 1.500 objekte të përkohshme në zonën e “Të mirave detare”.

Duke shpallur tenderin për qiratë e tyre katërvjeçare, ministri Radunoviq tha se situata në këtë sektor është “gjysmëmafioze”.

Slaven Radunoviq
Slaven Radunoviq

“Deri më tani, 30 për qind [e qiramarrësve] kanë qenë nga qarqet kriminale, por bizneset janë drejtuar nga të afërmit e tyre – motrat, tezet”, tha Radunoviq më 12 shkurt.

Sipas tij, ka pasur raste kur “qiramarrësi ka paguar rreth 20 mijë euro për plazh dhe ka fituar një milion”, e gjithashtu edhe raste të rishitjes së qirasë.

Radio Evropa e Lirë kërkoi nga ministri Radunoviq që t’i shpjegojë këto pretendime.

“Të gjithë kemi qenë dëshmitarë të procedurave të vitit 2019 dhe presionit të ushtruar ndaj ofertuesve”, tha në përgjigje, pa dhënë detaje të tjera.

Atë vit në pushtet në Mal të Zi ishte Partia Demokratike e Socialistëve (DPS).

Por, ajo u shkarkua një vit më vonë, më 2020, dhe partitë e udhëhequra nga Fronti Demokratik, nga i cili është edhe ministri Radunoviq, morën pushtetin.

Kjo fushë, tashmë katër vjet, është nën juridiksionin e tyre.

“Përgjegjësia më e madhe për këtë situatë sigurisht që duhet të jetë e udhëheqjes së atëhershme të Ministrisë dhe ‘Të mirave detare’”, thanë nga kabineti i Radunoviqit, në përgjigje të pyetjes së Radios Evropa e Lirë se cila është përgjegjësia e tyre për situatën në këtë fushë.

Radio Evropa e Lirë ua dërgoi të njëjtën pyetje “Të mirave detare”, por nuk mori përgjigje.

As Prokuroria nuk e komentoi vlerësimin e ministrit për ndikimin e strukturave kriminale në dhënien me qira të plazheve.

Një nga restorantet në plazhin e Ulqinit.
Një nga restorantet në plazhin e Ulqinit.

Rasti i Ulqinit

Si problemin më të madh, Radunoviq e përmendi Ulqinin, ku, siç tha ai, qiratë paguheshin sa gjysma e sipërfaqes reale të plazheve.

Ministria e publikoi këtë informacion së voni, edhe pse rilevimi gjeodezik u bë në verën e vitit 2023.

Nga Ministria i thanë Radios Evropa e Lirë se nuk kanë reaguar në atë kohë për të mos e rrezikuar sezonin turistik dhe se kanë pritur që të skadojnë kontratat e qiramarrësve.

Xhavid Hoxhiq nga Shoqata e Pronarëve të Plazheve të Ulqinit thotë se ndryshimi në sipërfaqen katrore, ishte për shkak të llogaritjeve të ndryshme të gjerësisë së plazhit.

Më parë, gjerësia ishte rreth 46 metra, por tani është 76 metra dhe përfshin edhe pjesën e lirë të plazhit, shpjegon Hoxhiq për Radion Evropa e Lirë.

Kjo është një pjesë e plazhit që qiramarrësit duhet ta lënë të lirë për ata që nuk duan të përdorin mobiliet e plazhit.

Plazhi Ada Bojana.
Plazhi Ada Bojana.

Hoxhiq thotë se do të jetë e pamundur të bëhet biznes me çmimet e reja të qirave.

Për shembull, thotë ai, qiraja e plazhit prej 41 mijë eurosh vitin e kaluar, me rregullat e reja ka një çmim fillestar prej rreth 115 mijë eurosh.

Ai thekson se kjo është vetëm një pjesë e investimit, të cilit duhet t’i shtohen edhe përgatitjet për sezonin, mobilimi, shërbimet komunale e të tjera.

Kryetari i Shoqatës së Qiramarrësve të Plazheve të Ulqinit, Prelë Shkrela, beson se vendimi i Qeverisë ka për qëllim “deklasimin e plazheve të Ulqinit”.

Ai i konsideron si të pasakta pretendimet se mund të bëhen miliona nga ky biznes.

“Ne kemi sezon veror 60-ditor, nëse moti e lejon. Nuk ka plazh që mund të fitojë një milion euro për dy muaj – aq më tepër me mysafirë me buxhet të ulët, siç i kemi ne kryesisht”, thotë Shkrela.

Vitin e kaluar, çmimet për dy shezllone dhe shërbim në plazhet e Ulqinit shkuan deri në 20-25 euro.

“Jemi jashtëzakonisht të inatosur dhe të shokuar, sepse ministri na quajti ‘gjysmëmafiozë’. E fyeu gjithë Ulqinin”, thotë Shkrela.

“Këtu ka biznese familjare, njerëz që punojnë me gratë e tyre, fëmijët… Këto janë familje të nderuara, që punojnë shumë për të fituar para”, thotë Hoxhiq.

Mosmarrëveshje në Qeveri

Qiramarrësit i mbështeti edhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Genc Nimanbegu, i cili i dërgoi një letër kryeministrit Spajiq, në të cilën tha se Ulqini “po plaçkitet nga politika centraliste dhe antiqytetare”.

Genci Nimanbegu
Genci Nimanbegu

Sipas tij, vendimi i papritur dhe i fshehur i Qeverisë nuk e kishte pëlqimin e komunave bregdetare.

Edhe brenda vetë Qeverisë, jo të gjithë u pajtuan me vendimin për tender.

Ministrat nga radhët e Demokratëve nuk votuan, ndërsa kundër ishin zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Nik Gjeloshaj, dhe ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj.

Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Fatmir Gjeka, nuk votoi.

Në krah të qiramarrësve u rreshtuan edhe Dhoma e Tregtisë dhe Asociacioni i Komunave.

Ministri kundër kthimit të kompetencave te komunat

Qeveria e Malit të Zi ka qëndrime kontradiktore edhe për ndryshimet në Ligjin e të mirave detare, që aktualisht janë në proces.

Me këto ndryshime, menaxhimi i bregdetit do të kthehej në juridiksionin e qyteteve bregdetare.

Spajiq u pajtua që udhëheqjet lokale të menaxhojnë me pronën e tyre, por Radunoviq tha se kjo do të ishte “katastrofike”.

“Një pjesë e madhe e këtyre qiramarrësve janë njerëz nga zona gjysmë gri dhe komunat vështirë se do të mund ta përballonin presionin nga ta”, tha Radunoviq.

Protesta e qiramarrësve në Ulqin, 14 shkurt 2025.
Protesta e qiramarrësve në Ulqin, 14 shkurt 2025.

Ndryshimet në ligj u iniciuan në mes të dhjetorit të vitit të kaluar nga gjashtë komuna bregdetare, nën juridiksionin e të cilave ishte menaxhimi i bregdetit deri në vitin 1992, kur, në emër të shtetit, e morën “Të mirat detare”.

Për iniciativën e tyre duhet të vendosë Kuvendi i Malit të Zi.

You Might Also Like

Trump njoftoi se kë do të dërgojë në negociata. Putini hesht, Macron e kërcënon

`Zjerm në Eurovision`, Kurti fton shqiptarët të votojnë

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Pejë

Italia pret 66 milionë turistë dhe 267 milionë vizitorë

Trump shkon në Gjirin Persik duke synuar marrëveshje mes ofensivës diplomatike

TAGGED: #Plazhet, #Qiraja, #Ulqin
Kosova Times February 23, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

“Tartufi” i teatrit nga Gjilani ka fituar 5 çmime në Ferizaj

Kosova Times Kosova Times September 7, 2024
AKB: Vit pozitiv për bizneset e reja
Sot Zelensky do të arrijë në samitin e G7 në Japoni
Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara
Sllobodan Petroviq i ftuar në Lutjet e mëngjesit për të 14 herë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?