By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Beogradi u çlirua nga ukrainasit, por propaganda ruse dhe serbe e fshehin këtë
May 8, 2025
Reçica e Rama akuzojë njëri-tjetrin për gjendjen në KRM `Pastrimi`
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rama: Shqipëria, dy vite larg përfundimit të procesit historik të negociata
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rama: Shqipëria, dy vite larg përfundimit të procesit historik të negociata
Lajme

Rama: Shqipëria, dy vite larg përfundimit të procesit historik të negociata

Kosova Times
Last updated: 2025/02/25 at 12:18 PM
Kosova Times Published February 25, 2025
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Shqipëria është vetëm 2 vite larg përfundimit të gjithë procesit historik të negociatave me Bashkimin Europian.

 

Në një komunikim live në rrjetet sociale, Rama theksoi se është këtu që të vendosë “Albania” tek tryeza e Këshillit Evropian.

“Jam këtu për të marr hak për jetën time kur kam qenë emigrant dhe pavarësisht se nuk flija nën ura dhe ato historitë idiote që kanë treguar, por kur kaloja kufirin e aeroporteve, jepja pasaportën shqiptare dhe më shihte polici sikur po shikonte dikë që po hynte në vendin tjetër për të bërë ndonjë akt terrorist”, tha Rama.

Kryeministri tha se ka qenë emigrant dhe është këtu për të marrë hak për mënyrën sesi janë sjellë me shqiptarët ata të cilët nuk i njihnin apo ata, të cilët ishin racistë.

“Unë jam këtu për të marrë hak mbi të gjitha poshtërimet që u janë bërë shqiptarëve dhe shqiptarëve domethënë edhe mua vetë personalisht në gjithë vitet e historisë sonë, poshtërime që ia kemi bërë ne vetes sepse armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve kanë qenë vetë shqiptarët që të jemi shumë të saktë bashkë me njëri-tjetrin, por edhe të tjerët dhe jam këtu për të marrë hak për fëmijët tanë, për fëmijët e mi, për atë më të voglin se ata më të mëdhenjtë janë mjaftueshëm të mëdhenj tani të marrin hak vetë po të duan dhe për të gjithë ata si ai që të jenë të barabartë, përfundimisht dhe që mos i shohë njeri nga lart poshtë shqiptarët”, shtoi ai.

“Jam këtu për të marrë hak për të gjithë emigrantët që janë në Greqi, për të gjithë emigrantët që janë në Itali, për të gjithë emigrantët që janë në Angli që janë akoma me dy emra edhe nuk kthehen dot tek emri origjinal sepse kur janë regjistruar aty si refugjatë lufte të Kosovës për shkak se ishin pa bukë. Atyre që më thonë shpopullimi u them shikoni sa ka qenë numri i atyre që kanë ikur dhe kur kanë ikur. Patjetër që gjatë gjithë kësaj periudhe dhe më mbrapa deri kur të futemi në Bashkimin Europian, edhe disa vite të tjera do vazhdojnë shqiptarët të kërkojnë jetën e tyre gjetkë, se nuk jemi më në bunkerin e Enver Hoxhës. Jemi në një botë që është bërë e vogël sa një fshat dhe të gjithë kanë të drejtë sidomos ata që janë të rinj ta tentojnë, të kapin qiellin po të duan, por ama boll me këto”, tha ai.

Por, kryeministri theksoi se në qoftë se do ishte sado pak e vërtetë gjithë ajo baltë dhe do kishte sado pak të vërtetë në gjithë atë llum për Shqipërinë, nuk do ishim në 2 vite larg përfundimit të procesit historik të negociatave.

“Fundi i 2027-tës, 2 vite, përfundimit të gjithë procesit historik të negociatave me Bashkimin Evropian dhe të të gjithë procesit historik të ngjitjes drejt një maje që nuk e shihnim kurrë, tani e shohim. Është 2 vite. S’do ishim këtu ne sepse Bashkimi Europian, dëgjoni këtu, nuk bën politikë dashamirëse dakord, kur vjen puna te negocimi. Çfarë do të thotë nuk bën politikë dashamirëse? Nuk të fal asnjë gjë! Zero! Nuk të fal asnjë gjë nëse ti nuk plotëson të gjitha kriteret, nëse organizmi yt nuk është i pastruar nga të gjitha llojet e infeksioneve të mëparshme të marra nga e shkuara, nuk të pranon”, theksoi ai.

Sipas Ramës, politikë Bashkimi Evropian bën vetëm kur të pengon.

“Ti mund t’i kesh bërë detyrat, por për arsye interesash, dhe për arsye të momentit, një vend, një vend, një vend të pengojnë. Kurse të bëjnë politikë që të thonë hajde se po mbyllim sytë se këta janë narko, por ne do t’i marrim. Se këta janë të korruptuar, por ne do t’i marrim. Se këta s’kanë bërë asnjë përparim, por ne do t’i marrim. Këtë duhet ta harroni. Nuk ndodh kjo! Nuk ndodh kjo! Sepse është një sistem tërësisht tjetër dhe ne po futemi në atë sistem. Ne po bëhemi siç u bënë emigrantët shqiptarë kur arritën më në fund të marrin pasaportën atje dhe kur arritën t’i imponohen vendeve atje, me qytetarinë e tyre dhe morën pasaportën. Siç morën shqiptarët në Gjermani, pasaportën gjermane, siç morën shqiptarët në Itali, pasaportën italiane, siç morën shqiptarët në Greqi, pasaportën greke ku shtetet e atjeshme i njohën si qytetarë të barabartë dhe sot janë qytetarë të dyfishtë, kështu do të jemi dhe ne. Këtë po bën Shqipëria”, tha ai.

You Might Also Like

Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri

Reçica e Rama akuzojë njëri-tjetrin për gjendjen në KRM `Pastrimi`

Padi ndaj ‘Prishtina Parking’ për tejkalim të kompetencave

Ngërçi politik, presidentja Osmani e gatshme për një takim gjithëpërfshirës

Gërvalla në Varshavë: Integrimi i Kosovës në BE, domosdoshmëri për paqe

Kosova Times February 25, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Tahiri: Policët e Kosovës duhet të kenë pagë të dinjitetshme

Kosova Times Kosova Times September 6, 2023
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Nana e braktisur!
Politizimi i universiteteve përmes ndarjes së çmimeve
Ballkani e mbyll me humbje Ligën e Konferencës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?