Haradinaj ka theksuar se familja Jashari është zemër e qëndresës e lufta e UÇK-së vulë e përjetshme e krenarisë dhe arritjes më të madhe kombëtare.

Tutje ai ka thënë se në Prekaz sakrifica arriti kulmin e saj.

“Te Prekazi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, aty ku sakrifica arriti kulmin e saj; kujtojmë Epopenë e UÇK-së, të gdhendur përjetësisht në historinë e kombit shqiptar, me emrat e heronjve, dëshmorëve e martirëve të flijuar për liri.Familja Jashari është zemër e qëndresës sonë, e lufta e UÇK-së, vulë e përjetshme e krenarisë dhe arritjes më të madhe kombëtare.Lavdi të rënëve ndër breza! Lavdi luftës së UÇK-së!”, ka shkruar Haradinaj.