Në një postim në ‘Facebook’, Krasniqi bëri të ditur se në takimin me ambasadoren Blitt, ka diskutuar për procesin zgjedhor, zhvillimet politike dhe sfidat me të cilat përballet vendi ynë.

“Mbështetja e Kanadasë për Kosovën ka qenë dhe mbetet një shtyllë e rëndësishme në rrugën tonë drejt forcimit të institucioneve demokratike dhe integrimit euroatlantik. Faleminderit për vizitën, ambasadorja Blitt!”, ka shkruar Krasniqi.