Dy të dyshuar për vjedhje kanë përfunduar në prangat e policisë këtë të enjte, gjatë një aksioni të befasishëm të policisë në rajonin e Prishtinës.
Ata dyshohet për disa raste vjedhjesh të ndodhura në zona të ndryshme të kryeqytetit.
“Operacioni është përcjellë edhe me gjetjen e dy motoçikletave si dhe dy trotineteve elektrik, të cilët dyshohet të jenë të vjedhur. Ndërkohë, që janë kryer veprimet policore të fazës fillestare, në konsultim me Prokurorin e Shtetit të dyshuarit janë proceduar më tej”, thuhet në njoftimin policor.