Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë momente nga aktivitetet e realizuara gjatë tri ditëve të Epopesë së UÇK-së, duke theksuar krenarinë dhe respektin e përjetshëm për sakrificën e dëshmorëve.
Në një postim në Facebook, ajo ka publikuar pamje nga ngjarjet përkujtimore, duke vlerësuar qëndresën heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.
“Tri ditë Epope e UÇK-së – krenari deri në përjetësi!”, ka shkruar Osmani, duke nënvizuar rëndësinë historike të këtyre ditëve për Kosovën.
Epopeja e UÇK-së përkujtohet çdo vit më 5, 6 dhe 7 mars, në nderim të sakrificës së Jasharajve dhe luftës për liri.