Ky stadium vjen përmes investimit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në vlerën prej 3,5 milionë euro dhe është stadiumi i parë i këtij lloji në vend, njofton Kryeministria.

Ky projekt përfshin një sipërfaqe ndërtimore prej 870 metrash katrorë, kapacitet për mbi 1000 ulëse, 8 shtigje për vrapim prej 400 metrash dhe shtegun ndihmës prej 100 metrash jashtë fushës së atletikës e gjithashtu në përbërjen e tij ai përfshinë edhe hapësirat për parkingje prej 2908 metrash katrorë.

Punimet për realizimin e këtij stadiumi të standardeve ndërkombëtare parashihen që të përfundojnë për 36 muaj.