Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar demonstratat e 11 marsit të vitit 1981.
Haradinaj ka thënë se ato demonstrata shënuan epokë vendimtare në historinë më të re të Kosovës.
“Demonstrata e 11 marsit 1981 shënon një epokë vendimtare në historinë më të re të Kosovës. Mijëra studentë, me guximin dhe vizionin e tyre dhanë mesazhin e qartë se shqiptarët nuk i nënshtrohen regjimit dhe se liria është e panegociueshme”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se demonstratat e ’81-së frymëzuan rininë për betejat e lavdishme të UÇK-së.
“Rinia heroike shqiptare, e frymëzuar nga guximi dhe vendosmëria e protestuesve të vitit 1981, vazhdoi rrugën e qëndresës deri në betejat e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me gjakun dhe sakrificën e saj, ajo e bëri realitet ëndrrën e lirisë që e gëzojmë sot”, është shprehur ai.