“Profesoresha Lindita Sejdiu Rugova është zgjedhur drejtoreshë e Seminarit për një mandat dyvjeçar. Sejdiu Rugova ka përvojë 23 vjeçare në organizimin e drejpërdrejtë të aktiviteteve të Seminarit”, thuhet në njoftim.

Sekretar shkencor nga Këshilli i Seminarit u propozua Muhamed Çitaku, kurse anëtarë të Këshillit u zgjodhën profesorët: Bardh Rugova, Avdi Visoka, Gëzim Qerimi, Shpëtim Elezi, dhe Zahrije Kapllanaj.

Sekretare profesionale u emëruan Liridona Bërkolli dhe Donika Elezkurtaj Bërveniku.