By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani takon mërgatën në Zvicër: Secili prej tyre na bën krenar
January 24, 2026
Kurti: Kosova, vend për të mësuar në praktikë rreth të drejtave të njeriut
January 24, 2026
Ka hyrë në fuqi ngritja e çmimit për mbeturina
January 24, 2026
Uji që vjen nga Liqeni i Badocit vazhdon të jetë i papijshëm
January 24, 2026
Kishin urdhërarrest aktiv, kapen të dyshuarit nga policia në Ferizaj
January 24, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PE zyrë në Tiranë, Rama: Moment kyç për pozicionin ndërkombëtar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > PE zyrë në Tiranë, Rama: Moment kyç për pozicionin ndërkombëtar
Ballina 1Lajme

PE zyrë në Tiranë, Rama: Moment kyç për pozicionin ndërkombëtar

Kosova Times
Last updated: 2025/03/11 at 10:21 AM
Kosova Times Published March 11, 2025
Share
SHARE

RTSH

Hapja e zyrës së Parlamentit Evropian në Shqipëri, për kryeministrin Edi Rama, përkthehet në një vlerësim të jashtëzakonshëm që i bëhet vendit tonë dhe një moment kyç për pozicionin ndërkombëtar.

 

Sipas Ramës, hapja e kësaj zyre, përcakton Shqipërinë si një pikë referimi jashtë perimetrit të BE-së.

“Është në krenarinë tonë që të bëhemi vend mikpritësi zyrës së PE në Tiranë, e cila do të shërbejë si një pikë kyçe kontakti mes PE dhe parlamenteve kombëtare, shoqërisë civile dhe partnerëve lokalë në Ballkanin Perëndimor.

Parlamenti Evropian me hapjen e kësaj zyrë në Shqipëri konfirmon një strategji më të gjerë të BE-së dhe nga ana tjetër përcakton padiskutim Shqipërinë si një pikë referimi jashtë perimetri të BE-së dhe si vendi që së shpejti do jetë anëtar i BE-së.

PE ka tre zyra aktualisht dhe sot Shqipëria dhe Tirana bëhen vendi mikpritës i zyrës së re të PE-së. Një zyrë tjetër, Parlamenti Evropian me gjasë do e hapë në Moldavi për të mbuluar pjesën në kufi me Rusinë. Ky është një vlerësim i jashtëzakonshëm, moment tjetër shumë i mirë për pozicionin tonë ndërkombëtar”, deklaroi Rama.

Ky i fundit bëri me dije më tej se kanë nisur përgatitjet për samitin e liderëve europianë që do të mbahet në Shqipëri më 16 maj. Një ditë para këtij samiti, sqaroi Rama, do të vijnë në Shqipëri liderët e Këshillit Europian të cilët do të organizohen në një darkë së bashku me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Rusia, theksoi kreu i qeverisë shqiptare, nuk do të jetë pjesë e samitit të 16 majit.

“Kemi filluar përgatitjet për samitin e madh të gjithë komunitetit politiko europian në Shqipëri më 16 maj dhe përpara samitit BE, KE, liderët e BE kanë vendosur të vijnë në datën 15 maj për një darkë me mua dhe liderët e tjerë të rajonit tonë të Ballkanit Perëndimor. Më 15 do mikpresim liderët e Këshillit Evropian, BE-së dhe më 16 do vijnë liderët e gjithë kontinentit me përjashtim të Rusisë”, vijoi ai.

Ndërsa parashtroi dy lajmet e mira për vendin tonë, Kryeministri theksoi se Shqipëria është më pranë se kurrë Bashkimit Evropian. Në këtë kuadër, ai u bëri thirrje qytetarëve që më 11 maj të mos humbasin asnjë sekondë në procesin e negociatave në Bashkimin Evropian.

Rama nënvizoi se “është hera e parë në historinë e këtij procesi kur fjalët janë të përputhura me vullnetin pozitiv konkret për përfshirjen përfundimtare të Shqipërisë në gjirin e BE-së”.

Parlamenti Europian njoftoi një ditë më parë se do të hapë një zyrë të re në Shqipëri, duke theksuar angazhimin e tij të vazhdueshëm për forcimin e lidhjeve me Ballkanin Perëndimor.

Aktualisht, Parlamenti ka tre zyra operative: në Nju Jork, për marrëdhëniet me Kombet e Bashkuara; në Xhakartë, për marrëdhëniet me Shoqatën e Kombeve të Azisë Juglindore; dhe në Addis Abeba, për marrëdhëniet me Bashkimin Afrikan.

Lëvizja për të hapur dy zyra shtesë (në Shqipëri dhe Moldavi) vjen pas një vendimi të mëparshëm të Byrosë së Parlamentit për të krijuar zyra në Kiev, Ukrainë dhe në Panama, për t’u marrë me marrëdhëniet me Amerikën Latine dhe Karaibe. fushore/malore

You Might Also Like

Osmani takon mërgatën në Zvicër: Secili prej tyre na bën krenar

Kurti: Kosova, vend për të mësuar në praktikë rreth të drejtave të njeriut

Ka hyrë në fuqi ngritja e çmimit për mbeturina

Uji që vjen nga Liqeni i Badocit vazhdon të jetë i papijshëm

Kishin urdhërarrest aktiv, kapen të dyshuarit nga policia në Ferizaj

Kosova Times March 11, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

Murati me homologun armen diskutojnë bashkëpunimin në mes dy vendeve

Kosova Times Kosova Times May 15, 2024
Horoskopi ditor për 26 maj
Putin thotë se Rusia “do të intensifikojë” sulmet ndaj Ukrainës
Business Insider ka publikuar skemat e “bunkerit të Putinit” në Gelendzhik
Rrëzimi i avionit luftarak në Iran, autoritetet po përpiqen të mbulojnë gjithçka…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?