By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
DIOGUARDËT ME LIGËN QYTETARE SHQIPTARO-AMERIKANE ZBARKOJNË NË MAQEDONINË ILIRIANE
June 13, 2025
RREZIKIMI I SIGURISË KOMBËTARE NË KOSOVË
June 13, 2025
MPJD kosovarëve në Izrael: Shmangni lëvizjet, qëndroni në vende të sigurta
June 13, 2025
Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në tentimin e 31-të
June 13, 2025
Rasti Banjska, Dushi: U sulmua edhe automjeti që transportonte rreshterin
June 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqiptarët, më dembelët e Europës dhe rajonit/ OECD: Pabarazi midis cilësisë së arsimit dhe kërkesave të tregut të punës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shqiptarët, më dembelët e Europës dhe rajonit/ OECD: Pabarazi midis cilësisë së arsimit dhe kërkesave të tregut të punës
Lajme

Shqiptarët, më dembelët e Europës dhe rajonit/ OECD: Pabarazi midis cilësisë së arsimit dhe kërkesave të tregut të punës

Kosova Times
Last updated: 2025/03/11 at 10:05 AM
Kosova Times Published March 11, 2025
Share
SHARE

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), ka bërë një matje të re të indikatorëve të konvergjencës së vendeve të Ballkanit Perëndimor në raport me BE, dhe vërejti se produktiviteti i punës në Shqipëri është shumë i ulët.

Rendimenti i një punonjësi në Shqipëri, ishte rreth 25.7% i nivelit të BE-së gjatë periudhës 2020–2023, ndërsa nivelin më të lartë të produktivitetit e kishte Mali i Zi me 48.6% të mesatares së BE-së, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 46% të mesatares së BE-së, Kosova me 41.8%, Serbia me 37.5% dhe Bosnjë me 35.4%.

 

Rajoni i Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, regjistron një produktivitet pune që mbetet ndjeshëm më i ulët se ai i BE-së.

Indikatori i produktivitetit të punës ne Rajon arrin vetëm rreth 40% të nivelit mesatar evropian, duke reflektuar sfida strukturore dhe dobësi në aftësitë praktike të punonjësve, por Shqipëria renditet shumë keq në raport me rajonin.

Të dhënat krahasuese tregojnë se edhe pse Shqipëria ka një nivel të lartë të popullsisë së arsimuar, gjithashtu ekziston një pabarazi midis cilësisë së arsimit dhe kërkesave të tregut të punës.

Njohuritë teorike në disa raste janë të larta, por mungon cilësia e trajnimit praktik që të përkthehet në një rritje efektive të produktivitetit.

Gjithashtu, inkurajimi i investimeve në kërkim dhe inovacion mund të ndihmojë në përmirësimin e produktivitetit të punonjësve.

Nga ana tjetër, krijimi i një mjedisi më të favorshëm për bizneset, duke përmirësuar transparencën, reduktuar burokracinë dhe lehtësuar aksesin në financim, rrit rendimentin e punës.

Për Shqipërinë, reforma në sistemin arsimor dhe në programet e trajnimit profesional është thelbësore për të ngritur këtë indikator, thotë OECD.

Gjithashtu, Shqipëria ka akses të kufizuar në financime, norma të larta të taksave dhe procedura burokratike, të cilat ndikojnë negativisht në aftësinë e bizneseve për të investuar në teknologji dhe inovacion.

Këta faktorë kanë ndikim të drejtpërdrejtë, në mënyrën se si punonjësit mund të përmirësojnë produktivitetin, përmes përdorimit të mjeteve moderne që ofron teknologjia.

OECD vërejti se për të kapërcyer hendekun e produktivitetit midis Shqipërisë, rajonit dhe BE-së, janë të nevojshme masa të orientuara drejt reformave në sistemin arsimor dhe zhvillimit të trajnimeve profesionale, që lidhin më ngushtë nevojat e tregut me kurrikulat akademike.

Nevojitet modernizimi i infrastrukturës fizike dhe dixhitale, për të krijuar kushte më të favorshme për bizneset dhe për përdorimin e teknologjisë./ Monitor

You Might Also Like

MPJD kosovarëve në Izrael: Shmangni lëvizjet, qëndroni në vende të sigurta

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në tentimin e 31-të

Rasti Banjska, Dushi: U sulmua edhe automjeti që transportonte rreshterin

Rrifillojnë punimet në rrugën që lidhë fshatrat e Gjilanit me Preshevën

Osmani pritet nga Perandori i Japonisë:Rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

Kosova Times March 11, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Konjufca: Përkundër përpjekjeve tona, dhuna me bazë gjinore mbetet sfidë

Kosova Times Kosova Times December 9, 2024
Alarmi: Kanë vendosur eksploziv në magazinat më të mëdha të municionit në Evropën Lindore? Shpërthimi do të ishte si në HIROSHIMA
Horoskopi ditor për 31 tetorin
A është normal ky njeri: Aleksandar Vuçiq foli shumë budallallëqe, por për një, do të flitet gjatë…
Serbët janë të vetëdijshëm se nuk ka zgjidhje të njëanshme në dialog me Kosovën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?