Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka quajtur të një rëndësie të veçantë pikën e 12 të rendit të ditës të mbledhjes së sotme të Qeverisë atë për shqyrtimin e nismës për Lidhjen e marrëveshjes kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Shefi qeveritar tha se me këtë marrëveshje do të angazhohen për avancimin e bashkëpunimit e ndërsjellë në planifikim të mbrojtjes, qëndrueshmërisë strategjike dhe ngritjes së kapaciteteve strategjike ushtarake.