Qeveria e Kosovës i ka dhënë sot dritën jeshile nismave për tri marrëveshje përmes së cilave synohet forcimi i bashkëpunimin juridik ndërkombëtar të Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar.

 

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në mbledhje theksoi se Republika e Kosovës, çdo ditë e më shumë po e avancon pozicionin e saj në marrëdhënie ndërkombëtare dhe vazhdon ta forcojë subjektivitetin ndërkombëtar.

“Në këtë drejtim, si dhe në frymën e thellimit të miqësisë me partnerët ndërkombëtarë, tani do të avancohet tutje bashkëpunimi juridik në fushën penale me Mbretërinë e Bashkuar, përmes lidhjes së tri marrëveshjeve si ajo për Ekstradim, Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale dhe për Transferimin e Personave të Dënuar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, të përfaqësuar nga Ministria e Drejtësisë, dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut”, thuhet në njoftimin për këto nisma.