Ish-gjenerali, eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja ka thënë se deklarata e Sekretarit të NATO-s Mark Rutte, në Prishtinë e cila “kornizon” FSK-në si një forcë humanitare përbën një qëndrim të shpërputhshëm me realitetin e krijuar në Kosovë vitet e fundit dhe mbi të gjitha është në trajektore të kundërta me zhvillimet e fundit globale.
Sipas tij, është e habitshme se si vijon një qëndrim i tillë burokratik atëherë kur është më se e qartë që një FSK me mandat të mbrojtës do të ishte jo vetëm në shërbim të ruajtjes së paqes në Kosovë por edhe potencialisht kapacitetet tona do të shërbenin si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta evropiane, në një mjedis tejet kompleks të sigurisë.
“Sigurisht se kapacitetet tona ushtarake janë duke u zhvilluar fal bashkëpunimeve bilaterale por se është koha e fundit që burokracia e NATO-s të transmetoj qëndrime të kohës në funksion të interesit rajonal të sigurisë”, ka shkruae ai në Facebook.