“Jemi thellësisht të pikëlluar nga zjarri tragjik i lokalit të natës në Koçan. Ngushëllimet tona për viktimat, të dashurit e tyre dhe popullin e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në reagimin e kësaj ambasade pas rastit tragjik.

Ndërkohë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, qysh herët paradite ka ofruar ndihmë nga kjo ambasadë për shtetin ku është me mision.

“Humbja e kaq shumë jetëve të rinj në një komunitet është një tragjedi e tmerrshme. I kam ofruar çdo ndihmë dhe burimet e plota të Ambasadës së SHBA, kryeministrit, si dhe lutjet tona për të gjithë ata që vuajnë sot”, ka shkruar diplomatja amerikane që shërben në Shkup.