Kreu qeveritar tha se institucione t e Kosovës janë të gatshme dhe të vullnetshme që të ndihmojnë në çdo mënyrë të mundshme.

Sipas kreut të ekzekutivit, kjo tragjedi le të jetë rikujtim i vlefshëm për të gjithë për kujdes të shtuar dhe respektim të protokolleve të sigurisë.

“Institucionet e Republikës së Kosovës janë të gatshme dhe të vullnetshme që të ndihmojnë në çdo mënyrë të mundshme. Teksa ndajmë dhimbjen e shprehim ngushëllime, le të jetë kjo tragjedi rikujtim i vlefshëm për të gjithë ne për kujdes të shtuar dhe respektim të protokolleve të sigurisë si në organizim ashtu edhe në standardin e infrastrukturës ndërtimore në vendin tonë”, ka thënë Kurti.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe liderëve shtetërorë të vendit fqinj, ndërkaq ka uruar shërim të plotë për të lënduarit në këtë  tragjedi.