Ministri maqedonas, Toshkovski, ka theksuar se sipas informacioneve fillestare, zjarri ka nisur nga shkëndija të fishekzjarreve skenike të cilat më pas kanë marrë flakë në tavan, i cili ka qenë i materialit të ndezshëm.

“Për një periudhë të shkurtër kanë arritur edhe ekipe mjekësore edhe nga qytetet e tjera të afërta dhe helikopteri me te cilin janë bartur të plagosurit. Kanë humbur jetën 51 persona, më tepër se 100 janë lënduar dhe janë dërguar nëpër spitale në Shtip dhe Shkup”, ka deklaruar Toshkovski.

Sipas tij, janë arrestuar persona. Ai ka kërkuar mirëkuptimin e mediave gjatë raportimit mbi këtë rast, deri sa ka theksuar se secili person i përfshirë në këtë tragjedi do të mbajë përgjegjësi.

Në Maqedoninë e Veriut bie zjarrë në diskotekë, raportohet për dhjetëra viktima

Të paktën 50 persona kanë vdekur në orët e vona të natës në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate, kanë thënë autoritetet maqedonase raporton agjencia e lajmeve MIA.

Numri i të plagosurve nuk dihet, por një pjesë e tyre janë transferuar në klinikat në Shtip dhe Shkup.

Përmes një komunikate për media, Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut, ka thënë se të gjitha shërbimet kompetente, përfshirë edhe prokurorin publik nga Prokuroria Themelore Publike Koçan janë në terren.

Nga Prokuroria, kanë thënë se tashmë po përcaktohet numri i viktimave dhe të plagosurve nga zjarri.

“Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe prokurorët themelorë publikë të Prokurorisë Publike të Shkupit dhe Prokurorisë Publike të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë rrugës për në Koçan. Prokuroria e Koçanit do të ketë në dispozicion të gjitha kapacitetet e prokurorisë për veprime të menjëhershme”, thuhet në njoftim.

Raportohet se inistria e Brendshme po i ndalon të gjithë personat që në çfarëdo mënyre kanë lidhje me organizimin e ngjarjes në diskotekën private në Koçan.

Ngjarja fatale ka ndodhur në orën 3 të mëngjesit, kur për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike ka rënë zjarr në diskotekën ‘Pulse’.

VIDEO